Union Bank i bashkohet Programit të Lehtësimit të Tregtisë të BERZH-it.
Tiranë më 10 qershor 2026 Union Bank mori pjesë në Takimin Vjetor dhe Forumin e Biznesit të BERZH 2026, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi së bashku politikëbërës, drejtues biznesesh, akademikë dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi konkurrueshmërinë, inovacionin, teknologjinë dhe të ardhmen e punës, nën temën: “Volatile to Versatile – Economies Innovating in a Changing World.” Ky event shënoi një moment të rëndësishëm për Union Bank, e cila përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe bashkëpunimi me BERZH, iu bashkua zyrtarisht Programit të Lehtësimit të Tregtisë (Trade Facilitation Programme – TFP). Marrëveshja u nënshkrua nga Znj. Flutura Veipi, Drejtore…
“Finance your future Digitally”- Union Bank dhe BERZH promovojnë transformimin digjital dhe sipërmarrjen e të rinjve në Shqipëri
Njoftim për shtyp. Tiranë, Shqipëri– 26 maj 2026 Union Bank dhe BERZH promovojnë transformimin digjital dhe sipërmarrjen e të rinjve në Shqipëri Union Bank dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) bashkuan sipërmarrësit e rinj, NVM-të, aktorët e ekosistemit të inovacionit, dhomаt e tregtisë dhe partnerë të ndryshëm në eventin: “Finance Your Future Digitally “, pranë Piramidës në Tiranë. Në një kohë kur NVM-të shqiptare po përshpejtojnë konkurrueshmërinë dhe transformimin e tyre digjital, si dhe po forcojnë rolin e tyre brenda zinxhirëve të vlerës rajonale dhe europiane, gjate eventit u vu re nevoja për përfshirje më të fortë financiare,…
Njoftim për klientët
Tiranë, më 22 Maj 2026 Të nderuar klientë, Union Bank ju informon se do të kryejë një mirëmbajtje të planifikuar të sistemit qëndror, me qëllim përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve bankare. Këto përmirësime janë parashikuar të kryhen ditën e Shtunë në datën 23 Maj 2026, ora 03:00–03:30 AM. Gjatë këtij intervali nuk do të jenë të aksesueshme platforma digjitale Union Bank Live dhe Union Bank Business, transaksionet me Kartë dhe Call Center. Për çdo pyetje apo kërkesë, ju lutemi na kontaktoni në numrin +355 42 38 9111. Faleminderit për mirëkuptimin! Union Bank
Njoftim për klientët
Tiranë më 30 prill 2026 Të nderuar Klientë, Union Bank ju informon se në përputhje me Rregulloren 59/2022 të Bankës së Shqipërisë, ju mund të pajiseni me Pasqyrën mbi Tarifat e Aplikuara për llogarinë tuaj të pagesës për vitin 2025 (si edhe për vitet 2023–2024, në rast se nuk jeni pajisur më parë me to). Ky dokument përmban një përmbledhje të: tarifave dhe komisioneve të aplikuara për shërbimet e lidhura me llogarinë tuaj të pagesës; interesave të paguara ose të përfituara gjatë periudhës përkatëse; Kjo pasqyrë ofrohet për informim, në kuadër të transparencës dhe mund të tërhiqet në çdo…
Union Bank realizon emetim të ri obligacionesh dhe likuidon me sukses emetimin SD1
Tiranë, më 30 prill 2026 Union Bank vijon të forcojë pozicionin e saj financiar dhe besimin e tregut përmes përdorimit të instrumenteve të Borxhit të Varur, duke demonstruar stabilitet, transparencë dhe korrektësi ndaj investitorëve. Së fundmi, Banka ka realizuar me sukses emetimin e ri të Obligacioneve të Nënrenditura (Borxh i Varur) , me vlerë totale prej 3 milionë Euro, afat 7-vjeçar dhe normë fikse interesi vjetore prej 4.75%, të emetuara në monedhën Euro, pjesë e një programi emetimi prej 6 milion Euro në total. Ky emetim u prit pozitivisht nga tregu, ku kërkesa nga investitorët tejkaloi 130% të shumës së…
Intervistë në Revistën Monitor e Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme e Union Bank
“Sukses nuk është vetëm rritja, por aftësia për të ndërtuar një model të qëndrueshëm në afatgjatë”. Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank në intervistën e saj për revistën Monitor, ndan këndvështrimin e saj mbi zhvillimet kryesore të sektorit bankar, si dhe drejtimet strategjike për vitin 2026. Ajo thekson se sektori bankar po hyn në një fazë më të matur dhe mjedis konkurrues, ku fokusi po zhvendoset nga rritja sasiore drejt cilësisë dhe përparësi do të ketë efikasiteti operacional, diversifikimi i burimit të të ardhurave dhe transformimi digjital. Ju ftojmë të lexoni intervistën e plotë duke klikuar këtu.
Njoftim për mbyllje të përkohshme të degës Shallvare.
Të nderuar klientë, Ju njoftojmë se për arsye rikonstruksioni të ambientit të brendshëm, Dega Shallvare do të qëndrojë e mbyllur nga data 16 deri në 20 shkurt 2026. Ju mund të vijoni të kryeni veprimet tuaja bankare në çdo degë tjetër Union Bank ose nëpërmjet platformës digjitale Union Bank, si dhe të përdorni rrjetin e ATM-ve të Bankës, për tërheqje apo depozitime në çdo kohë. Faleminderit për mirëkuptimin! Union Bank
Union Bank nënshkruan marrëveshjen me BERZH dhe BE për zgjerimin e garancisë prej 25 milionë Euro.
Tiranë, më 21 janar 2026 Instrumenti i ri i garancisë është i fokusuar në huadhënie për Njësitë e Vogla dhe të Mesme (NVM), projekte të gjelbra dhe përfshirje financiare. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në partneritet me Bashkimin Evropian (BE), po mbështet Union Bank në Shqipëri me një portofol garancie të pambështetur deri në 25 milionë Euro. Ky instrument inovativ i ndarjes së rrezikut synon të nxisë huadhënien për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), përfshirë projektet e gjelbra, si dhe të avancojë përfshirjen financiare në të gjithë vendin. Garancia, e ofruar në kuadër të skemës së…
Njoftim për klientët për orarin e reduktuar të degëve më 31 dhjetor dhe data 1-2 janar pushim zyrtar
Datë 30 dhjetor 2025 Të nderuar klientë, Ju informojmë se më datë 31 Dhjetor 2025, orari i shërbimit në degët Union Bank do të jetë i reduktuar, nga ora 08:30 deri në 13:30. Gjithashtu me rastin e festës së Vitit të Ri degët e bankës do të jenë të mbyllura në datën 1 dhe 2 janar 2026. Ju ftojmë të kryeni veprimet tuaja bankare me lehtësi nga platforma digjitale Union Bank si dhe të përdorni rrjetin e ATM-ve të bankës, për tërheqje apo depozitime në çdo kohë. Festa të gëzuara nga Union Bank!
Njoftim për klientet për transfertat në datat 24-29 dhjetor
Të nderuar klientë, Ju informojmë se të gjitha transfertat e kryera pas orareve zyrtare të përpunimit (ora 15:30), duke filluar nga dita e sotme, 24 Dhjetor, e deri më 29 Dhjetor 2025, do të ekzekutohen me datë valute ditën e hënë, 29 Dhjetor 2025.Ky rregull vlen si për transfertat e kryera përmes Online Banking, ashtu edhe për urdhrat e dhënë në degët e bankës. Kjo procedurë zbatohet pasi në datën 26 Dhjetor është ditë pushimi për shkak se vendet e Europës nuk operojnë në këtë datë për transaksionet në valutat EUR, GBP, CHF. Po ashtu, në të njëjtën ditë, sistemet…
Njoftim mbyllje e përkohshme e degës Durrës 1
Të nderuar klientë, Ju njoftojmë se për arsye rikonstruksioni të ambientit të brendshëm, Dega Durrës 1 do të qëndrojë e mbyllur nga dita e martë datë 25 Nëntor deri në datën 1 Dhjetor 2025, dhe do të rifillojë aktivitetin ditën e martë datë 2 Dhjetor 2025. Ju mund të vijoni të kryeni veprimet tuaja bankare në degën Durrës 2, në Rrugën “Kristaq Rama” ose nëpërmjet platformës digjitale Union Bank, si dhe të përdorni rrjetin e ATM-ve të bankës, për tërheqje apo depozitime në çdo kohë. Faleminderit për mirëkuptimin! Union Bank
Njoftim për ndërprerje të përkohshme të platformës digjitale Union Bank
Datë 03 tetor 2025 Të nderuar klientë, Ju informojmë se ditën e shtunë datë 04 tetor do të kryhet një ndërprerje e planifikuar në sistemet e bankingut online, si pjesë e implementimit të sistemit SEPA – një standard europian që ju mundëson të kryeni pagesa më të shpejta dhe me kushte më të mira në monedhën euro drejt vendeve pjesëmarrëse. Data: E shtunë, 04 Tetor Shërbimet e prekura: • Union Bank Live• Union Bank Business Nëpërmjet këtij procesi synojmë të sjellim një eksperiencë më të mirë dhe më efikase në përdorimin e shërbimeve tona. Për çdo informacion që mund tju…
Njoftim për klientët lidhur me përditësimin e Kushteve të Punës për Shërbimet Bankare.
Tiranë më 08 korrik 2025. Të nderuar klientë, ju informojmë se duke filluar nga data 23 korrik 2025 do të hyjnë në fuqi kushte të reja për komisionin e depozitimit cash në sportel për llogaritë rrjedhëse Individë dhe Biznes. Gjithashtu aplikimi i interesit kreditor progresiv për llogaritë rrjedhëse të klientëve Individë. Kushtet e Punës për Shërbimet Bankare të përditësuara i gjeni të publikuara në faqen tonë web duke klikuar këtu: Kushtet e punës 23 korrik 2025 Ju ftojmë të kontaktoni në +35542389111 ose vizitoni degët tona për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm. Faleminderit! Union Bank
Njoftim për Ndërprerje të Përkohshme të Shërbimeve Bankare, data 14-15 qershor 2025
Tiranë më 13 qershor 2025 I nderuar Klient, Union Bank ju njofton se është duke punuar vazhdimisht për transformimin e sistemeve të saj teknologjike, duke investuar në përmirësimin e tyre të vazhdueshëm, mirëmbajtjen dhe modernizimin me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit si edhe rritjen e masave të sigurisë, për të gjithë klientët e saj. Në këtë kuadër, banka ka planifikuar një mirëmbajtje të programuar të sistemeve dhe shërbimeve bankare gjatë fundjavës, në datat 14-15 Qershor përkatësisht në oraret si më poshtë: · 14 Qershor në orën 00:00 AM, kohëzgjatja 1-3 orë · 15 Qershor në orën 00:00 AM, kohëzgjatja 1-3 orë Gjatë këtyre ndërprerjeve ju nuk…
Njoftim për klientët lidhur me përditësimin e Kushteve të Punës për Shërbimet Bankare
Tiranë më 29 Maj 2025. Të nderuar klientë, ju informojmë se duke filluar nga data 23 Qershor 2025 do të hyjnë në fuqi kushte të reja për komisionet bankare për Llogarinë rrjedhëse-Kompani. Kushtet e Punës për Shërbimet Bankare të përditësuara i gjeni të publikuara në faqen tonë web duke klikuar këtu: Kushtet e punës 23 Qershor 2025. Gjithashtu ju mirëpresim në degët tona për çdo informacion të mëtejshëm. Faleminderit! Union Bank
Njoftim për klientët për datat 15 dhe 16 maj 2025
Të nderuar klientë, Union Bank ju njofton se në datat 15 dhe 16 maj vijon aktivitetin e saj normal dhe degët e bankës do të jenë të hapura për veprime me klientët. Ndërkohë në zbatim të vendimit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 09.04.2025, “Për caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës shtetërore”, në datat 15 dhe 16 maj 2025, Banka e Shqipërisë dhe Sistemet e Pagesave Kombëtare që menaxhohen prej saj do të jenë të mbyllura . Për këtë arsye transfertat e kryera në këto dy…
Intervistë e Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank, për Revistën Monitor
Tiranë, më 15 prill 2025. Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank, në intervistën e saj për Revistën Monitor, na njeh me ecurinë pozitive të bankës për vitin 2024 duke theksuar se “Viti 2024 ka qenë me rritje të qëndrueshme për Union Bank duke konsoliduar pozicionin në treg dhe duke zgjeruar shërbimet ndaj klientëve.” Gjithashtu mbi rritjen e kreditimit ajo nënvizon se: “Rritja e financimit të pasurive të paluajtshme mund të krijojë një varësi të tepruar nga një sektor i vetëm prandaj Union Bank ka marrë një rol më aktiv në diversifikimin e portofolit të huave duke…
Njoftim për Ndërprerje të Përkohshme të Shërbimit UB Online
Tiranë më 02 prill 2025. Të nderuar klientë, Union Bank ju njofton se vijon investimet e vazhdueshme në transformimin dhe modernizimin e sistemeve teknologjike, me synimin për t’ju ofruar një përvojë bankare më cilësore, më të shpejtë dhe më të sigurt. Në këtë kuadër, ju njoftojmë se kemi planifikuar implementimin e versionit të ri të sistemit tonë qendror, i cili do të bëjë të mundur një përmirësim cilësor të të gjitha proceseve dhe veprimtarive bankare që lidhen me produktet dhe shërbimet që Union Bank ofron. Këto përmirësime në sistem janë parashikuar të zhvillohen ditën e Shtunë në datën 5 Prill.…
Njoftim për klientët lidhur me përditësimin e Kushteve të Punës për Shërbimet Bankare.
Tiranë më 27 mars 2025. Të nderuar klientë, ju informojmë se duke filluar nga data 21 prill 2025 do të hyjnë në fuqi kushte të reja për komisionet bankare. Kushtet e Punës për Shërbimet Bankare të përditësuara i gjeni të publikuara në faqen tonë web duke klikuar: Kushtet e punës 21 prill 2025. Gjithashtu ju mirëpresim në degët tona për çdo informacion të mëtejshëm. Faleminderit! Union Bank
Intervistë e Znj. Loreta Gogaj, Drejtore e Departamentit të Biznesit SME në Union Bank për Revistën Monitor
Tiranë, më 20 Shkurt 2025 Kreditimi i SME-ve ka nevojë për nisma me efekt afatgjatë. Intervistë e Znj. Loreta Gogaj, Drejtore e Departamentit të Biznesit SME në Union Bank, për Revistën Monitor. Programi i Bankës së Shqipërisë për dhënien e kredive me kushte të favorshme do të ketë efekt pozitiv në kreditimin e SME-ve, por rritja e aksesit të tyre në burimet e financimit duhet të shkojë përtej fushatave afatshkurtra. Loreta Gogaj, Drejtore e Departamentit të Biznesit SME në Union Bank, thotë se këto lloj incentivash duhet të kenë ndikim afatgjatë dhe të mirëpriten nga sistemi bankar për t’u kthyer…
Union Bank marrëveshje me BERZH dhe BE për të ofruar fonde në mbështetje të bizneseve të vogla shqiptare
Tiranë, më 17 Janar 2025 BERZH, me mbështetjen e BE-së, i jep 5 milionë euro hua Union Bank për të mbështetur NVM-të shqiptare që të bëhen të gjelbra dhe digjitale, si dhe për të fuqizuar sipërmarrësit e rinj Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian (BE) bashkojnë forcat për të nxitur bizneset e vogla në Shqipëri nëpërmjet një partneriteti me Union Bank dhe donatorë të tjerë. Një paketë financiare prej 5 milionë eurosh u nënshkrua sot, në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë, nga Ekaterina Solovova, Drejtore e BERZH-it në Shqipëri dhe znj. Flutura Veipi, CEO e Union…
Njoftim për Ndërprerje të Përkohshme të Shërbimeve Bankare
Tiranë, më 13 Dhjetor 2024. I nderuar Klient, Union Bank ju njofton se është duke punuar vazhdimisht për transformimin e sistemeve të saj teknologjike, duke investuar në përmirësimin e tyre të vazhdueshëm, mirëmbajtjen dhe modernizimin me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit si edhe rritjen e masave të sigurisë, për të gjithë klientët e saj. Në këtë kuadër, banka ka planifikuar një mirëmbajtje të programuar të sistemeve dhe shërbimeve bankare gjatë fundjavës, në datat 14-15-16 Dhjetor përkatësisht në oraret si më poshtë: Gjatë këtyre ndërprerjeve ju nuk do të mund të përdorni: Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj në këtë proces të rëndësishëm për të gjithë…
Union Bank mori pjesë në Konferencën Rajonale të Programit “Të rinjtë në Biznes”
20 Nëntor 2024. Union Bank ishte pjesëmarrëse në Konferencën Rajonale të Programit “Të rinjtë në Biznes”, organizuar më 20 nëntor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në Herceg Novi, Mali i Zi. Angazhimi në këtë program që prej lidhjes së marrëveshjes së huasë mes Bankës dhe BERZH në muajin Mars të këtij viti, i hapi rrugë Union Bank për të rritur kontributin e saj në fuqizimin e të rinjve në vend, duke financuar dhe këshilluar njëkohësisht sipërmarrësit e rinj në ndërtimin e bizneseve të suksesshme. Programi ‘’Të Rinjtë në Biznes’’ (#YiB) është një platformë e rëndësishme, e cila…
Njoftim për Ndërprerje të Përkohshme të Shërbimeve Bankare
Tiranë, më 8 Nëntor 2024 I nderuar klient, Union Bank ju njofton se është duke punuar vazhdimisht për transformimin e sistemeve të saj teknologjike, duke investuar në përmirësimin e tyre të vazhdueshëm, mirëmbajtjen dhe modernizimin me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit si edhe rritjen e masave të sigurisë, për të gjithë klientët e saj. Në këtë kuadër, banka ka planifikuar një mirëmbajtje të programuar të sistemeve dhe shërbimeve bankare gjatë fundjavës, në datat 10-11 Nëntor, përkatësisht në oraret si më poshtë: Gjatë këtyre ndërprerjeve ju nuk do të mund të përdorni: Transaksionet me kartë krediti do të funksionojnë normalisht.…
Njoftim për klientët
Të nderuar klientë, Union Bank ju njofton që tashmë mund të na kontaktoni edhe në numrin 068 33 89 111. Ju faleminderit!
Njoftim për Ndërprerje të Përkohshme të Shërbimeve Bankare
Tiranë, më 24 Shtator 2024 Të nderuar klientë, Union Bank ju njofton se është duke punuar vazhdimisht për transformimin e sistemeve të saj teknologjike, duke investuar në përmirësimin e tyre të vazhdueshëm, mirëmbajtjen dhe modernizimin me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit si edhe rritjen e masave të sigurisë, për të gjithë klientët e saj. Në këtë kuadër, banka ka planifikuar një mirëmbajtje të programuar të sistemeve dhe shërbimeve bankare gjatë fundjavës, në datat 28-29 Shtator përkatësisht në oraret si më poshtë: Gjatë këtyre ndërprerjeve ju nuk do të mund të përdorni: Transaksionet me kartë krediti do të funksionojnë normalisht.…
Union Bank realizon emetimin e pestë të obligacioneve me ofertë private
Tiranë 9 Gusht 2024. Union Bank realizoi me sukses në 2 Gusht 2024 emetimin e pestë të obligacioneve afatgjata me ofertë private, me vlerë totale 5 milionë Euro, i cili u realizua pas 4 emetimeve në një total prej 10.5 milionë Euro, të kryera me sukses në shkurt 2020, Tetor 2021, Shtator 2022 dhe Tetor 2023. Emetimi i obligacioneve u prit shumë mirë nga komuniteti i investitorëve, si një kombinim mes investitorëve institucionalë dhe individëve duke konfirmuar dhe njëherë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin që Union Bank ofron për klientët e saj. Obligacionet e pagarantuara, të nënrenditura dhe ndërvarura – Borxh i…
Inaugurimi i ambienteve të reja Union Bank dega Vlorë
Vlorë 27 Qershor 2024, Union Bank inauguron ambientet e reja të degës së saj në Vlorë. Me këtë rast, u zhvillua ceremonia e inaugurimit e cila përkoi me 15 vjetorin e prezencës së Union Bank në Vlorë, gjë që dëshmon rritjen dhe zhvillimin e degës në këtë qytet. Në ceremoni ishin të pranishëm Zj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme e Union Bank, Z. Klevis Kaso, Zv. Kryetar i Bashkisë Vlorë, klientë dhe përfaqësues të bizneseve. Zj. Veipi, gjatë fjalës së saj përshëndetëse u shpreh; Union Bank përgjatë këtyre 15 viteve suksesi në qytetin e Vlorës ka qenë një partner i besueshëm duke u shërbyer…
Adresa e re e Union Bank Dega Kamëz
Tiranë 10 Qershor 2024. Union Bank vijon të kujdeset për klientët e saj, duke punuar vazhdimisht për rritjen e cilësisë së shërbimit dhe produkteve, si dhe ofrimin e tyre në ambiente komode dhe të përshtatshme për klientët. Në këtë kuadër, së fundmi Union Bank ka hapur dyert në ambientet e reja të degës së saj në Kamëz, për të mirëpritur klientët në hapësirat e saj moderne dhe bashkëkohore. Ftojmë të gjithë klientët tanë që për të kryer veprimet bankare sipas nevojave dhe kërkesave të tyre, të na vizitojnë në adresën e re të degës: Kryqëzimi i Bulevardit Blu me rrugën Dubai,…
Intervistë e Zj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank për revistën “Monitor”
Tiranë 7 Maj 2024. Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme në Union Bank na njeh për sfidat aktuale të bankës siç janë rritja e qëndrueshmërisë dhe tranformimin dixhital. Për të lexuar intervistën e plotë ju ftojmë të klikoni ketu.
Union Bank dhe BERZH prezantojnë Programin Të Rinjtë në Biznes në Shqipëri
Tiranë 12 Mars 2024. Bashkojmë gjeneratën e ardhshme të liderëve të biznesit! Union Bank dhe BERZH prezantojnë Programin Të Rinjtë në Biznes në Shqipëri Më 12 mars 2024, Union Bank dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mblodhën përfaqësues nga shoqatat e të rinjve, qendrat dhe organizatat rinore, si dhe klientë të rinj në biznes, për të prezantuar fillimin e Programit të BERZH “Të Rinjtë në Biznes” në Shqipëri. Union Bank është institucioni i parë financiar në Shqipëri që nënshkruan marrëveshjen e huasë prej 1 milion euro për fuqizimin e të rinjve në vend. Programi i BERZH-it Të Rinjtë…
Njoftim për klientët për shërbimet bankare funksionale
Tiranë 7 Mars 2024. Të nderuar klientë, Ju informojmë se problemi hardware që shkaktoi ndërprerje afatshkurtër në sistemin tonë, si pasojë e kushteve të djeshme atmosferike është zgjidhur. Të gjitha kanalet tona janë rikthyer duke siguruar shërbim plotësisht funksional. Ju mund të vijoni të kryeni të gjitha veprimet bankare në kanalet tona digjitale dhe në çdo degë Union Bank. Në emër të Union Bank ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Njoftim i rëndësishëm për klientët nga Union Bank
Tiranë 7 Mars 2024. Të nderuar klientë,Ju njoftojmë se për një çështje teknike shërbimet bankare në Union Bank kanë pësuar një ndërprerje. Ekipet tona teknike janë duke punuar me përkushtim dhe angazhim maksimal për të rikthyer shërbimin në funksionim të plotë sa më shpejtë. Shërbimi I klientëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor në këtë proces. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj. Union Bank
Adresa e re e Union Bank Dega Vlorë
Tiranë 21 Shkurt 2024. Union Bank vijon të kujdeset për klientët e saj, duke punuar vazhdimisht për rritjen e cilësisë së shërbimit dhe produkteve, si dhe ofrimin e tyre në ambiente komode dhe të përshtatshme për klientët. Në këtë kuadër, së fundmi Union Bank ka hapur dyert në ambientet e reja të degës së saj në qytetin e Vlorës, për të mirëpritur klientët në hapësirat e saj moderne dhe bashkëkohore. Ftojmë të gjithë klientët tanë që për të kryer veprimet bankare sipas nevojave dhe kërkesave të tyre, të na vizitojnë në adresën e re të degës: Lagjja. Pavarësia, ish Parku…
Intervistë e Znj. Viola Ndoja, Drejtore e Departamentit Marketing dhe PR në Union Bank për revistën “Monitor”.
Tiranë 20 Dhjetor 2023. Znj. Viola Ndoja, Drejtore e Departamentit Marketing dhe PR në Union Bank në intervistën e saj për revistën “Monitor” flet mbi ndikimin që ka në imazhin e Union Bank të qenit sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Për të lexuar intervistën e plotë ju ftojmë të klikoni këtu.
BERZH me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) dhe Japonisë, i jep hua prej €3 milionë Union Bank për kreditimin e projekteve të gjelbra në sektorin rezidencial.
Tiranë 15 Nëntor 2023. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) dhe Japonisë, po i jep një hua prej €3 milionë Union Bank në Shqipëri, me qëllim rritjen e kapacitetit të saj huadhënës për projektet e gjelbra në sektorin rezidencial. Fondet sigurohen përmes Green Economy Financing Facility (GEFF), i cili mbështet investimet në teknologjitë e gjelbra me performancë të lartë, materiale dhe zgjidhje për ndërtesat e banimit në pronësi private. Pronarët e shtëpive që do të aplikojnë për huatë GEFF dhe do të mund të përfitojnë gjithashtu ndihmë në identifikimin dhe blerjen e pajisjeve…
Intervistë e Znj.Fatbardha Rino, Drejtore e Divizionit Retail në Union Bank për revistën “Monitor”.
Tiranë. 26 Tetor 2023. Znj. Fatbardha Rino, Drejtore e Divizionit Retail në Union Bank në intervistën e saj për revistën “Monitor” na njeh me një pasqyrë të ecurisë së tregut të pagesave me kartë, të cilat vitin e fundit kanë patur një trend mjaft pozitiv, në përputhje dhe me zhvillimin e turizmit në vend. Për më shumë, ju ftojmë të lexoni intervistën e plotë, duke klikuar këtu.







