NJË BANKË E SHËNDETSHME
DHE E QËNDRUESHME

Profili
i Bankës

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar, me aksioner kryesor Unionin Financiar Tiranë (UFT). Që prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete. Në vitin 2019 Union Bank përfundoi me sukses blerjen dhe përthithjen e Bankës Ndërkombëtare Tregtare sh.a. (ICB) duke zgjeruar pjesën e tregut për asetet në rreth 5%.

Union Bank ofron për të gjithë klientët e saj zgjidhje financiare nëpërmjet një game të gjerë produktesh, paketash të dedikuara dhe shërbimesh bankare për individët, bizneset e vogla dhe të mesme si dhe korporata, duke pasur në fokus aplikimin e proceseve operacionale sa më efiçente në funksion të një shërbimi të shpejtë dhe cilësor për klientët.

Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe 54 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, banka u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Përveç rrjetit të gjerë të degëve, për t’iu gjendur më pranë klientëve, Union Bank ofron shërbimin UB Online, një platformë moderne, e lehtë në përdorim e cila mundëson kryerjen e veprimeve bankare online në çdo kohë duke lehtësuar aktivitetin e përditshëm të klientëve individë dhe biznes.

Misioni
dhe vizioni

MISIONI YNË
Union Bank është angazhuar që të jetë një institucion financiar i fortë dhe i qëndrueshëm, duke ofruar produkte lehtësisht të aksesueshme dhe të diferencuara, si dhe eksperiencë të shkëlqyer bankare për të gjithë klientët tanë.

VIZIONI YNË
Ne qëndrojmë në treg të fortë, për t’i ofruar klientëve tanë, kolegëve dhe komunitetit, mundësi për të bërë më shumë në jetë.

Vlerat
tona

  • Ne çmojmë integritetin si organizatë dhe si individë.
  • Ne kërkojmë të krijojmë marrëdhënie besimi dhe respekti me klientët tanë.
  • Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar.
  • Ne vlerësojmë dedikimin pa kompromis për të kuptuar dhe plotësuar nevojat financiare të klientëve tanë si dhe për të nxitur rritje të qëndrueshme.
  • Ne përqafojmë ndryshimin dhe do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për të siguruar cilësi, shërbime me kosto efektive që plotësojnë apo tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë.
  • Ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për klientët tanë.
  • Për t’i shërbyer aksionerëve tanë dhe për të pasur mbështetjen e tyre, ne jemi të përkushtuar për një komunikim transparent të strategjisë sonë, qeverisje të kujdesshme dhe kthime tërheqëse dhe të qëndrueshme.