Union Change

Union Change funksionon si një platformë që përputh urdhërat për këmbime valutore të vendosur nga pjesëmarrësit në këtë platformë. 

Platforma Union Change lejon pjesëmarrësit e tij të kryejnë transaksione të këmbimit valutor drejtpërdrejt ndërmjet tyre, brenda një mjedisi digjital, që siguron përfundimin automatik të ciklit të transaksionit, duke përfshirë vendosjen e urdhërit, kuotimin e çmimit, ekzekutimin e transaksionit, shlyerjen në llogaritë e klientëve dhe raportimin e tij, në rastet kur ky i fundit kërkohet. Aktiviteti i tregtimit bazohet në parimin e përputhjes së urdhërave, që do të thotë se një marrëveshje bëhet kur një urdhër ofertë dhe një kërkesë midis dy pjesëmarrësve përputhen me njëri-tjetrin në lidhje me krahun e veprimit, monedhën, shumën dhe kursin e këmbimit. Që pjesëmarrësit të kenë akses në platformë është e domosdoshme që pjesëmarrësit në të jenë ose të bëhen klientë të Union Bank duke hapur llogari në monedhat me të cilat ata synojnë të tregtojnë, gjë që do të lejojë ekzekutimin në kohë reale të marrëveshjeve me kosto të ulëta operacionale lidhur me kalimin e fondeve mes llogarive të klientit. 

Platforma Union Change pasuron ofertën e Union Bank për klientët e saj në vazhdim të objektivit për një shërbim ekselent dhe një gamë sa më të gjerë produktesh për klientelën e saj.

Union Change mund të aksesohet në linkun: https://unionchange.unionbank.al

Për informacion rreth anëtarësimit në platformë, mund të kontaktoni degët e bankës si dhe Departamentin  e Thesarit si më poshtë:

Albi Karapici

Mobile: +355 68 20 12 590

Tel: +355 4 238 9138

E-mail: [email protected]

Ndiqni udhëzimet në Video Tutorialin ose Manualin e përdorimit të platformës digjitale Union Change.