Blini të sigurt produktet tuaja të preferuara në faqet më të njohura të internetit, rezervoni online biletat për udhëtimin e radhës, kryeni pagesa në çdo pikë shitje POS me kartën Mastercard Contactless, si dhe depozitoni para në ATM Cash-in të Union Bank. Të gjitha këto shërbime mund t’i përfitoni nëse keni një kartë Union Bank.
Merrni tani kartën tuaj të preferuar dhe kryeni me lehtësi blerje të sigurta dhe komode!

Për informacion të detajuar klikoni në secilin nga shërbimet që ju mundësojnë kartat Union Bank.

Ju mund të depozitoni para direkt në llogarinë tuaj nëpërmjet ATM-ve Cash-in të Union Bank pa u kufizuar nga orari i veprimeve në degë. Çdo kartëmbajtës që zotëron një kartë të lëshuar nga Union Bank, mund të përfitojë nga ky shërbim. Ju mund të depozitoni në monedhat LEKË dhe EURO deri në 700,000 LEKË/ 7,000 €, limit ditor për secilën monedhë dhe deri në 5 transaksione në ditë. Bankomati do të numërojë paratë tuaja dhe do t'i kalojë ato menjëherë në llogari.


Lista e ATM-ve Cash-in të Union Bank ku ju mund të depozitoni para


Në Tiranë:


  • ATM-Dega Qendrore LEK
  • ATM-Dega Qendrore EUR
  • ATM-Dega Shallvare
  • ATM-Dega Medrese
  • ATM-Dega Laprakë
  • ATM-Dega Blloku
  • ATM-Dega Piazza
  • ATM-Dega Lana
  • ATM-Dega Rr.Kavajës
  • ATM-Dega Gjergj Fishta
  • ATM-Dega Garda
  • ATM-Dega Toptani
  • ATM-Dega Ali Demi
  • ATM-Dega Kristal
  • ATM-Dega Kinostudio

Në rrethe:


  • ATM-Dega Durrës 1
  • ATM-Dega Durrës 2
  • ATM-Dega Shkodër
  • ATM-Dega Fushë Krujë
  • ATM-Dega Vlorë
  • ATM-Dega Elbasan
  • ATM-Dega Fier
  • ATM-Dega Berat
  • ATM-Dega Kamëz Qendër
  • ATM-Dega Lushnjë
  • ATM-Dega Kavajë
  • ATM-Dega Lezhë
  • ATM-Dega Sarandë
  • ATM-Dega Pogradec
  • ATM-Dega Kukës
  • ATM-Dega Rrogozhinë
  • ATM-Kuçovë
  • ATM-Poliçan
  • ATM-Laç

Për udhëzime mbi procesin e depozitimit të parave në ATM-të Cash-in të Union Bank klikoni:

Video tutorial ATM-Cash in

Me teknologjinë Contactless tani është shumë e lehtë të kryeni blerje në çdo pikë shitje POS apo ATM brenda dhe jashtë vendit, pa qenë e nevojshme vendosja e kodit të sigurisë PIN dhe futja e kartës në pajisje. Ky shërbim është i vlefshëm për pajisje POS/ATM të cilat pranojë këtë formë pagese. Vlera e transaksionit që mund të kryhet pa vendosjen e kodit të sigurisë PIN është 5,000 Lek/ 50 Eur në nivel transaksioni dhe 15,000 Lek/ 150 Eur si total volumi ditor. Ky limit mund të ndryshojë në POS- e dhe shtete të ndryshme, në varësi të limiteve të POS-it apo shtetit ku kryhet transaksioni.

Union Bank në bashkëpunim me MasterCard kujdesen që përdorimi i kartës për pagesa në internet të jetë i sigurtë në çdo kohë, duke ofruar standardin më të fundit të sigurisë për pagesa me karta: 3D Secure2 “MasterCard ID Check by MasterCard”.

Shërbimi ofrohet pa pagesë për çdo klient që zotëron një kartë krediti apo debiti të lëshuar nga Union Bank dhe siguron parandalimin e përdorimit të kartës tuaj për pagesa në internet, kur ky veprim nuk është autorizuar prej jush. Shërbimi është i vlefshëm në të gjitha faqet e internetit në të cilat tregtohen produkte dhe shërbime dhe që e aplikojnë këtë shërbim sigurie.


Si mund të kuptoj që faqja e internetit aplikon shërbimin “Përdorim i Sigurtë”?

  • Në faqen e internetit të tregtarit duhet të shfaqet logo e MasterCard SecureCode.
  • Nëse nuk është logo, por gjatë pagesës krahas plotësimit të të dhënave të kartës, ju shfaqet edhe një dritare tjeter, ku ju kërkohet të vendosni kodin e sigurisë.
  • Ka edhe raste kur tregtari mund të ketë në faqën e tij logon MasterCard SecureCode, por nuk ju kërkohet të vendosni kodin e Sigurisë. Në këtë rast do të vijoni me pagesën si keni vepruar deri më tani.

Si funksionon shërbimi?

Karta juaj e ka të përfshirë automatikisht shërbimin e sigurisë, pa qenë e nevojshme që ju të paraqisni një kërkesë pranë bankës. Për të kryer pagesën, ju do të plotësoni të dhënat e kartës ashtu si keni vepruar deri më tani. Pasi keni plotësuar të dhënat e kartës do të shfaqet një dritare tjetër dhe njëkohësisht në numrin tuaj celular do të merrni një mesazh nga banka me kodin e sigurisë. Lutemi të ndiqni hapat e përmbledhura si më poshtë:

1. Kur të jeni në fazën e pagesës, plotësoni të dhënat e kartës si keni vepruar deri më tani.

2. Pasi vijoni me pagesën do të shfaqet dritarja e shërbimit 3D Secure2 në të cilën ju kërkohet të vendosni kodin e sigurisë.

3. Në telefonin tuaj menjëherë vjen mesazhi i cili përmban kodin e sigurisë njëpërdorimësh. Pasi të kontrolloni detajet e pagesës të shfaqura në mesazh (emri i tregtarit, shuma e veprimit), kodin e sigurisë e vendosni në kuti dhe vijoni dhe shtypni “Konfirmo” – “Vazhdo”.

4. Transaksioni kryhet me sukses.


Pyetje apo paqartësi?

  • Lutemi të siguroheni që numri i telefonit që keni të regjistruar në bankë të jetë ai që keni në përdorim.
  • Nëse keni paqartësi apo vështirësi gjatë pagesës me kartë, lutemi të kontaktoni në shërbimin Call Center 24/7, në numrat +355 42389111 / +355 2248938 / +355 2274630.