Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se për arsye rikonstruksioni të ambientit të brendshëm, Dega Durrës 1 do të qëndrojë e mbyllur nga dita e martë datë 25 Nëntor deri në datën 1 Dhjetor 2025, dhe do të rifillojë aktivitetin ditën e martë datë 2 Dhjetor 2025

Ju mund të vijoni të kryeni veprimet tuaja bankare në degën Durrës 2, në Rrugën “Kristaq Rama” ose nëpërmjet platformës digjitale Union Bank, si dhe të përdorni rrjetin e ATM-ve të bankës, për tërheqje apo depozitime në çdo kohë.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Union Bank