Tiranë, më 22 Maj 2026

Të nderuar klientë,

Union Bank ju informon se do të kryejë një mirëmbajtje të planifikuar të sistemit qëndror, me qëllim përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve bankare.

Këto përmirësime janë parashikuar të kryhen ditën e Shtunë në datën 23 Maj 2026, ora 03:00–03:30 AM. Gjatë këtij intervali nuk do të jenë të aksesueshme platforma digjitale Union Bank Live dhe Union Bank Business, transaksionet me Kartë dhe Call Center.

Për çdo pyetje apo kërkesë, ju lutemi na kontaktoni në numrin +355 42 38 9111.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Union Bank