Karta e Studentit 2në1 është një kartë unike, e para e këtij lloji në Shqipëri e cila ofrohet nga Union Bank.
Paguaj me Kartën e Studentit dhe përfito uljet kudo ku është afishuar logoja e Kartës së Studentit dhe gjithashtu edhe në evente muzikore, kinema, librari, etj. në çdo pikë shitje POS dhe online.
Karta e Studentit 2në1 është njëkohësisht kartë debiti dhe kartë studenti:
- Si kartë debiti ofron mundësinë për të kryer blerje në çdo pikë shitjeje (POS), blerje online, si dhe tërheqje dhe depozitim fondesh në ATM.
- Si kartë studenti Karta 2në1 ofron në të njëjtën kohë të gjitha avantazhet dhe çmimet preferenciale si pjesë e programit të posaçëm të Kartës së Studentit.
Union Bank në bashkëpunim me Agjencia e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale Tiranë pjesë e Bashkisë Tiranë kanë mundësuar shkrirjen e benefiteve të kartës financiare dhe të gjithë gamën e shërbimeve të ofruara nga bashkëpunëtoret e Bashkisë Tiranë vetëm në një kartë.
Avantazhet si Kartë Debiti:
Lehtësi dhe siguri në menaxhimin e fondeve në Llogari Rrjedhëse.
Menaxhoni me lehtësi llogarinë dhe shpenzimet tuaja me Kartën e Debitit Mastercard. Kjo kartë duke u lidhur drejtpërdrejt me llogarinë tuaj bankare, ju lejon të bëni pagesa në dyqane, online apo të tërhiqni para në ATM– në çdo kohë dhe kudo në botë.
Karta e debitit Mastercard është zgjidhja ideale për përdorim të përditshëm e cila ju ofron teknologji të avancuar sigurie për blerje kudo në botë dhe thjeshtësi në përdorim edhe direkt nga telefoni juaj.
| Karakteristikat Kryesore | |
| Afati i vlefshmërisë | 1 deri 6 vite sipas ciklit
të studimeve |
| Komision mirëmbajtje vjetor | 0 Lekë/ Euro |
| Komision Aplikimi | 0 Lekë/ Euro |
| Komision për përdorim në POS (brenda vendit) | 0 Lekë/ Euro |
| Komision për përdorim në POS (jashtë vendit) | 0 Lekë/ Euro |
| Komision për përdorim Online | 0 Lekë/ Euro |
| Komision për tërheqje në ATM të Union Bank | 0 Lekë/ Euro |
| Komision për depozitë në ATM | 0 Lekë/ Euro |
| Mundësi për lidhje me më shumë se një llogari | Po |
| Përdorim ndërkombëtar | Po – në ATM, POS dhe Online |
| Shtohet në Google Pay | Po |
| Përdoret për pagesa në PayPal | Po |
| Personalizim i limiteve të përdorimit | Po (me kërkesë të klientit) |
Përdorimi dhe kushtet
- Blerje brenda dhe jashtë vendit me limit ditor
- Pagesa pa komision në POS me limit ditor 200,000 LEK / 1,500 EUR
- Pagesa pa komision Online me limit ditor 50,000 LEK / 500 EUR
- Tërheqje fondesh me limit ditor 75,000 LEK / 500 EUR
- Depozitim fondesh me limit ditor 700,000 LEK / 7,000 EUR
- Verifikim dhe printim i gjendjes së llogarisë
- Ndryshim i PIN-it
- Verifikim i gjendjes së llogarisë
- Verifikim dhe kryerje e transaksioneve
- Verifikim dhe kryerjen e pagesave
- Verifikim i limiteve të kartës
- Mundësi personalizim të limiteve të përdorimit, duke i ndryshuar direkt në Union Bank Live
- Bllokim në cdo kohë i Kartës
- Kërkesë për PIN të ri
- 3D Secure (3DS) për cdo verifikim në blerje online të sigurta
- Teknologji Chip & PIN ofron një nivel të lartë sigurie në pagesa përmes një çipi të integruar dhe verifikimit me PIN.
- Transaksione pa kontakt (contactless)
- Shtim i kartës në Google Wallet (portofol elektronik)
Avantazhet si Kartë Studenti:
Nëpërmjet Kartës së Studentit, studentët përfitojnë shumë avantazhe, tarifa të reduktuara dhe oferta të dedikuara si nga institucionet publike si psh abone falas ashtu edhe nga subjektet private siç janë zbritjet në librari, agjensi punësimi, menca, farmaci, markete, kujdesi personal, kinema, aktivitete muzikore etj
Në shërbimet publike: Studentet duhet të jenë të pajisur dhe ta kenë me vete kartën për të mundur të përfitojnë nga përfitimi i këtyre avantazheve dhe mjafton vetëm paraqitja e kartës. Këto shërbime mundësojnë abone falas. Për më shumë informacion vizitoni faqen Shërbimet Publike
Në shërbimet private, studentët përfitojnë uljet dhe ofertat e dedikuara për ta, në formë pikësh të ngarkuara në kartë nëpërmjet leximit të saj nga sistemi (jo thjesht paraqitjes së kartës) që përdor secili prej aktiviteteve private.
Këto pikë të grumbulluara, studenti kartëmbajtës mund t’i përdorë si vlerë monetare për të realizuar çdo lloj blerje në të gjithë rrjetin e këtyre subjekteve private, të cilët i janë bashkuar nismës së Bashkisë Tiranë. Për më shumë informacion vizitoni faqen Shërbimet Private
Për tu njohur me të gjithë gamën e tregtarve dhe partnerve publik dhe privat, ju ftojmë të vizitoni faqen Karta e Studentit.
Paketa për Studentë
“Paketa për Student” nga Union Bank është një paketë e dedikuar për studentët që kërkojnë një zgjidhje bankare dhe kushte preferenciale. Si më poshtë një përmbledhje e përfitimeve kryesore:
- Llogari rrjedhëse Pa komision për hapje, mirëmbajtje dhe mbyllje. Pa kërkesë për balancë minimale.
- Kartë Debiti MasterCard Contactless Pa komision për lëshim dhe mirëmbajtje vjetore. E përshtatshme për pagesa të shpejta dhe të sigurta.
- Union Bank Live (Online Banking): Pa komision për përdorim – lehtësi për menaxhimin e financave online.
- Kredi konsumatore për studime:1% zbritje nga norma standarde e interesit – ndihmon në financimin e tarifave shkollore.
- Pagesa e tarifës shkollore preferenciale vetëm për institucionet arsimore publike: 50 Lekë nga sporteli/Zero komision nëpërmjet Union Bank Live.
Për më shumë informacion lexoni kushtet dhe përfitimet që përmban Paketa për Studentë
Pyetje të shpeshta
Studentët të cilët janë regjistruar në universitetet shtetërore apo private në Bashkinë e Tiranës.
- Aplikoni pranë Universitetit Publike apo Private në Tiranë. Për tu informuar paraprakisht mes kombinimit Universites – Degë më e afërt Union Bank vizitoni materialin ku listohen kombimi mes Degës Union/ Universitet. Klikoni direkt këtu
- Aplikim pranë zyrës së Agjensisë së Rinisë (tek Torre Drin)
Kartë Identiteti/Pasaportë – Në momentin e tërheqjes së kartës në sportelet e Union Bank.
Pas aplikimit, karta përgatitet zakonisht brenda dy ditëve pune dhe student njoftohet me një sms për të tërhequr Kartën dhe gjithë detajet në cilën dege unioni duhet të paraqitet.
Studenti e tërheq kartën në Degët e Union Bank, informacion i cili i dërgohet edhe me sms duke përcaktuar degën ku duhet të kryej tërheqjen. Universiteti Publik apo Privat është kombinuar me degën më të afërt, në mënyrë te tillë që të mund të jetë sa më praktite për studentet të paraqiten.
Jo, për Kartën e Studentit 2 në 1 nuk aplikohet komision vjetor apo mujor.
Ju paguani vetëm komisionin e lëshimit /rinovimit (500 Lek / 5 Euro) një here në tre vite për kartën e debitit standarte Master Card nëse do të vendosni te vijoni mardhëninen me bankën si klientë standart dhe falas nëse jeni pagamarrës
Po. Karta e Studentit 2 në 1 mund të përdoret për blerje dhe pagesa në POS, online dhe për tërheqje në ATM në të gjithë botën ku pranohet logoja Master Card.
Po. Me Kartën e Studentit 2 në 1 mund të kryeni blerje dhe pagesa online në mënyrë të sigurt dhe pa komision, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Ju mund të kontrolloni gjëndjen e llogarisë:
- Përmes Union Bank Live
- Në ATM-të Union Bank
- Në sportelet e degëve të bankës
Po. Ndryshimi i PIN-it mund të kryhet lehtësisht në çdo ATM të Union Bank.
Po, mund të lidhni kartën me më tepër se një llogari, edhe nëse llogaria juaj eshtë në monedhë të ndryshme nga monedha e kartës.
- Reduktoni nevojën për para fizike
- Menaxhim i lehtë i shpenzimeve
- Përdorim ndërkombëtar për udhëtime, blerje dhe pagesa
- Përdorim për blerje Online
- Mbështetje e dedikuar 24/7
- Kushte preferenciale me partnerët e Bankës si kartë debiti
- Kushte preferenciale me partnerët si Kartë Studenti
**Kushtet preferenciale të Kartës së Studentit janë të vlefshme vetëm gjatë periudhës që studenti kryen studimet në Universitetet Publike dhe Private të Tiranës. Pas skadimit të Kartës mund të aplikohet për Kartë Debiti për Individë në çdo degë Union Bank.




unionbank.al
+35542389111