Tiranë më 30 prill 2026
Të nderuar Klientë,
Union Bank ju informon se në përputhje me Rregulloren 59/2022 të Bankës së Shqipërisë, ju mund të pajiseni me Pasqyrën mbi Tarifat e Aplikuara për llogarinë tuaj të pagesës për vitin 2025 (si edhe për vitet 2023–2024, në rast se nuk jeni pajisur më parë me to).
Ky dokument përmban një përmbledhje të:
tarifave dhe komisioneve të aplikuara për shërbimet e lidhura me llogarinë tuaj të pagesës;
interesave të paguara ose të përfituara gjatë periudhës përkatëse;
Kjo pasqyrë ofrohet për informim, në kuadër të transparencës dhe mund të tërhiqet në çdo kohë pa kosto shtesë pranë degëve të Union Bank
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni në numrin: +355 42 389 111.
Faleminderit,
Union Bank


