Këshilli
Drejtues

Edmond Leka
Kryetar i Këshillit Drejtues

Z. Leka ka një eksperiencë të gjatë në aktivitete të ndryshme financiare. Ai është President dhe Drejtor i Përgjithshëm i Unionit Financiar Tiranë (UFT) që nga marsi i vitit 1995 dhe nga viti 2006 është Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Union Bank. Gjatë periudhës shtator 2000-2008 z. Leka ka qënë Zëvendëspresident i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe më parë Kryetar i Bordit të AMC (Albanian Mobile Communication). Ai ka qënë gjithashtu Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Italo-Shqiptare, nga marsi 1996 – shkurt 2002 dhe Kryetar i Bordit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri (Fondacioni Soros) nga janari 2002 deri në mars 2005.

Niko Leka
Zv. Kryetar i Këshillit Drejtues

Z. Leka ka një eksperiencë të gjatë dhe solide në sektorin financiar, në menaxhim si dhe në aktivitetet e biznesit. Pas një kohe të gjatë si një nga themeluesit prej vitit 1995 në drejtimin ekzekutiv, aktualisht ai është Anëtar i Bordit Drejtues të Unionit Financiar Tiranë (UFT). Në periudhën nga viti 2014 deri në 2017 ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Landeslease, dhe prej themelimit vijon aktualisht si nënkryetar i Këshillit Mbikqyrës të Union Bank. Më herët, z. Leka ka punuar si konsulent dhe anëtar i disa organizatave të ndryshme financiare dhe në disa raste me eksperiencë në drejtim dhe administrim. Gjatë periudhës 1994-1995, z. Leka ka qenë Drejtor i Departamentit të Kreditit Urban (institucion mikrofinancë) në Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe gjatë periudhës 1999-2002 ka qenë Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Fondit Besa (institucion financiar i mikrokredisë).

Flutura Veipi
Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive dhe Anetare e Këshillit Drejtues

Znj. Veipi eshte Drejtore e Pergjithshme Ekzekutive e Union Bank dhe Anetare e Këshillit Drejtues. Znj. Veipi ka një eksperiencë të kalibrit ekzekutiv me gati njëzet vjet eksperiencë në fushën bankare, financiare, atë të investimeve dhe projekteve në menaxhim strategjik dhe lidership. Gjatë viteve 2000-2014 ajo ka punuar ProCredit Bank Albania, ku ka mbajtur disa pozicione kyçe drejtuese, në përfundim dhe atë të Drejtores së Bordit Drejtues të Bankës. Eksperienca dhe ekspertiza te tjera të znj. Veipi përfshijnë edhe pozicione të tjera të rëndësishme e të nderuara si Anëtare e Bordit të Dhomës Amerikane të Tregtise dhe Kryetare e Komitetit te “Woman Active in Business” në periudhën 2012-2014. Gjithashtu ka qene Anëtare e Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës Shqiptare të Bankave në periudhën 2011-2013, si dhe nga viti 2019 e ne vazhdim.Znj. Veipi është diplomuar në Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti i Tiranës në vitin 2000 si dhe ka një çertifikatë në MBA në Universitetin e Roehampton, Londër, 2017.

Varuzhan Piranjani
Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Varuzhan Piranjani është anëtar i Këshillit Drejtues të Union Bank dhe Kryetar i Komitetit të Auditit që nga viti 2005. Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e biznesit, në atë financiare, bankare si dhe në fushën e sigurimeve. Eksperiencat e mëparshme janë pozicione drejtuese në sektorin financiar në kompani të ndryshme. Nga 1992-2006, z. Piranjani ka punuar në industrinë e sigurimeve në pozicionin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm dhe të Drejtorit të Përgjithshem të Institutit të Sigurimeve në Shqipëri (INSIG). Aktualisht z. Piranjani është dhe anëtar i Bordit të Union Grup dhe të Unionit Financiar Tiranë (UFT).

Henry E. Russell
Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Russell është anëtar i Këshillit Drejtues të Union Bank që nga muaji Gusht 2021. Ai vjen nga një eksperiencë e gjatë në pozicione drejtuese pranë disa institucioneve ndërkombëtare financiare, duke përfshirë rreth 30 vite pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Z. Russell ka përvojë të gjerë në fushën e investimeve në Evropën Lindore dhe Azi, duke përfshirë financimet e projekteve, huatë dhe investimet e kapitalit për sipërmarrjet private dhe publike. Gjithashtu ai është angazhuar dhe si anëtar bordi në kompani të mëdha duke kontribuar në fushën strategjike dhe qeverisjen korporative.

Teuta Baleta
Anëtare e Këshillit Drejtues

Znj. Baleta ka nje pervoje me shume se 20 vjecare ne mbikeqyrjen e bankingut qendror dhe financiar, duke mbuluar nje sere fushash te rendesishme si politikat dhe zhvillimet makroekonomike, stabiliteti financiar, mbikeqyrja dhe rregullimi bankar dhe financiar, reformimi i sektorit bankar me nje fokus ne privatizimin e bankave shteterore dhe reformimin e rregullatoreve financaire, statistikat bankare dhe makroekonomike, raportimin dhe analizat, kerkimet, qeverisjen korporative, transparencen dhe auditimin e brendshem. Ajo ka gjithashtu nje pervoje rreth 20 vjecare si lektore ne fushen e ekonomise. Znj. Baleta aktualisht ofron sherbime konsulence per kompanite e sektorit financiar ne fushen e auditimit te brendshem, perputhshmerise, qeverisjes korporative, financave dhe vleresimeve financiare. Znj. Baleta u diplomua ne vitin 1993 ne Finance, ne Universitetin e Tiranes dhe me pas perfundoi nje Master ne Kontabilitet ne Universitetin e Tiranes. Ajo ka nje sere kualifikimesh te rendesishme profesionale ne mbikeqyrjen bankare, politikat monetare, auditimin e brendshem, perputhshmerise, menaxhimin e riskut.

Gazmend Kadriu
Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Kadriu është Anëtar i Këshillit Drejtues të Union Bank dhe ka qene Drejtor i Pergjithshem Ekzekutiv, që nga themelimi i Bankës në vitin 2005 deri ne vitin 2019. Z. Kadriu ka një eksperiencë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse si bankier, rregullator i sistemit bankar dhe auditor. Ai ka fituar gjithashtu eksperiencë profesionale të gjerë bankare dhe financiare në tre vende të rajonit: Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Eksperienca e tij përfshin pesë vite në Departamentin e Supervizionit të Bankës Kombëtare të Maqedonisë në vitet 1993-1998 nga të cilat dy vitet e fundit si Drejtor i Departamentit, më tej në vitet 2001-2004 ka punuar si Menaxher i Auditit në Ernst & Young, Shkup. Më pas z. Kadriu ka vazhduar karrierën e tij si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi i New Bank of Kosovo. Gjatë periudhës Dhjetor 2000 – Qershor 2006, z. Kadriu ka qënë Anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe i Komitetit të Menaxhimit të Riskut në Bankën Tutunska në Shkup dhe nga Dhjetori 1998 në Mars 2006 Anëtar i Bordit të Trustee dhe Zv. Kryetar i Fondacionit për Zhvillimin e Ndërmarrjeve në Shkup, Maqedoni. Z. Kadriu është diplomuar në degën Ekonomiks në Universitetin e St. Ciril dhe Metodius, Shkup.

Kreshnik Dibra
Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Dibra iu bashkua Këshillit Drejtues të Union Bank në Qershor të vitit 2021. Ai ka një eskperiencë 16 vjeçare në sektorin e shërbimeve financiare, me fokus të veçantë në fushën e auditimeve dhe menaxhimin e riskut në institucionet financiare, si dhe eksperienca në pozicione drejtuese në sektorë të ndryshëm të biznesit në Shqipëri (telekomunikacion, industri minerare, sigurim jete, si dhe shërbime IT). Eksperienca e z. Dibra është formësuar në rajone të ndryshme, ku spikatin: një përvojë 3 vjeçare në Deloitte SH.B.A, 3 vite në Deloitte Rumani si dhe 2 vite në Zyrat Qendrore të Deloitte për Europën Qendrore. Aktualisht ai është këshilltar financiar për një kompani lider në fushën e teknologjisë së komunikacionit me klientë në rajonin e Skandinavisë, bazuar në Oslo. Z. Dibra është diplomuar pranë Universitetit të Tiranës në fushën e financës dhe kontabilitetit në vitin 2004. Ai është anëtar i shoqatës së profesionistëve ACCA (Mbretëria e Bashkuar) dhe anëtar i licensuar i Shoqatës së Kontabilistëve Publikë në SH.B.A (CPA)”.