Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 7 Maj 2022, degët e Union Bank: Toptani, Shallvare dhe Piazza do të jenë të mbyllura gjatë ditëve të shtuna.

Ju mirëpresim në të gjitha degët tona nga e hëna në të premte në orarin 08:30-15:30 për të kryer veprimet tuaja bankare. Gjithashtu ju ftojmë gjithmonë të përdorni shërbimin UB Online si dhe rrjetin e ATM-ve të bankës për tërheqje dhe depozitime në çdo kohë 24/7.

Faleminderit!