Tiranë më 13 qershor 2025

I nderuar Klient,

Union Bank ju njofton se është duke punuar vazhdimisht për transformimin e sistemeve të saj teknologjike, duke investuar në përmirësimin e tyre të vazhdueshëm, mirëmbajtjen dhe modernizimin me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit si edhe rritjen e masave të sigurisë, për të gjithë klientët e saj. 


Në këtë kuadër, banka ka planifikuar një mirëmbajtje të programuar të sistemeve dhe shërbimeve bankare gjatë fundjavës, në datat 14-15 Qershor përkatësisht në oraret si më poshtë:
 ·       14 Qershor  në orën 00:00 AM, kohëzgjatja 1-3 orë   
 ·       15 Qershor  në orën 00:00 AM, kohëzgjatja 1-3 orë  


Gjatë këtyre ndërprerjeve ju nuk do të mund të përdorni:        
 ·       Kartat e Debitit dhe Kreditit     
 ·       Platformën UB Online     
 ·       ATM-të dhe POS-et e Union Bank. 


Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj në këtë proçes të rëndësishëm për të gjithë ne, ju sigurojmë se stafi ynë do të jetë në gatishmëri të plotë për të siguruar që sistemet tona të jenë në funksion të plotë shumë shpejt.


Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Për çdo pyetje apo kërkesë, ju mirëpresim të na kontaktoni në çdo moment në numrin tonë të Contact Center  +355 42 38 9111
Me respekt,
Union Bank