Një kredi speciale për ty, që u jep jetë pasioneve të tua!

Kredia Personale Speciale nga Union Bank, tani deri në 4 milionë lekë, ndjek ritmin e jetës tënde duke i dhënë formë ideve, dëshirave dhe planeve të tua për të ardhmen!

Ritmi yt, mundësitë e tua!

Pse të zgjidhni Kredinë Speciale? 

    • Limit i përshtatshëm financimi për çdo nevojë – nga 100,000 Lekë deri në 4,000,000 Lekë
    • Afate fleksibël shlyerje deri në 10 vjet
    • Interes Fiks gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë 
    • Proces i thjeshtë aplikimi dhe aprovimi

Kush mund të aplikojë?

    • Profesione të përzgjedhura si: arsimtarë, mjekë, infermierë,farmacistë, inxhinierë, arkitektë, avokatë, financierë, kontabilistë etj.
    • Individë me të ardhura mujore mbi 90,000 Lekë
    • Individë me të ardhura të qëndrueshme dhe histori kredie të pastër
    • Profesione të lira me të ardhura stabël

Karakteristikat Kryesore

    • Monedha: Lek / Eur
    • Afati i shlyerjes 
    • Deri në 7 vjet për kredi ≤ 2,000,000 Lek
    • Deri në 10 vjet për kredi > 2,000,000 Lek
    • Norma Interesi – Duke filluar nga 8.5% deri në 10% (në varësi të shumës, afatit dhe numrit të bashkë-kredimarrësve)
    • Komision disbursimi: – Duke filluar nga 1%(klientë pagamarrës dhe përsëritës) deri në 1.5%(klientë të tjerë)
    • Sigurimi: i detyrueshëm vetëm për kredi mbi 3,000,000 Lek
    • Pagesa: Keste fikse mujore (principal + interes)

Shembull përllogaritjeje

  • Për një klient i cili aplikon për një kredi në vlerën 2,000,000 Lek, me afat 7 vjet dhe interes fiks 9.5%:

    • Kësti mujor: 32,828 Lek
    • Norma efektive e interesit(NEI): 10.77%
    • Vlera totale e shlyerjes: 2,787,629 Lekë

    Për llogaritje të personalizuara, përdorni kalkulatorin tonë online duke klikuar këtu

Dokumentacioni i nevojshëm

    • Mjet Identifikimi 
    • Certifikatë familjare
    • Vërtetim page
    • Vërtetim për pagimin e kontributeve

Përfitime shtesë:

    • Produkte të lidhura: llogari rrjedhëse, kartë debiti, shërbime online banking. 
    • Opsion për kartë krediti me limit automatik.

Aplikoni tani për një Kredi Personale në degët tona ose direkt online.

*Kujdes! Huamarrja kushton para!