Union Bank vjen në treg me Paketën Junior e cila është paketa e parë me produkte dhe shërbime bankare për fëmijë në Shqipëri.
Na lejoni të jemi miqtë tuaj që në hapat e para të fëmijës tuaj!
Ju mund të zgjidhni alternativat më të mira nga Paketa Junior:
Përfitoni
- Llogari rrjedhëse dhe kartë debiti Mastercard, e cila mundëson teknologjinë më të fundit të pagesave “Pa kontakt”. Me të mund të paguani pa asnjë komision në çdo dyqan brenda apo jashtë vendit dhe online. Mund të blini libra, të paguani në kancelari, në qendra argëtimi, të paguani biletën e kinemasë, të blini veshjet e preferuara dhe plot të tjera.
- Karta “Junior” është karta e parë e debitit për fëmijë në Shqipëri. Ju mund të zgjidhni që kartën e fëmijes ta lidhni me llogarinë e çelur në emër të fëmijës apo të zgjidhni ta lidhni me llogarinë tuaj.
- Llogari kursimi apo depozitë me afat – Ju mund të hapni në çdo kohë një llogari kursimi apo depozite me afat, me kushte të favorshme për fëmijët.
- UB Online – Të gjitha veprimet në llogarinë e fëmijës mund të kontrollohen në çdo kohë nga prindërit dhe fëmija sipas zgjedhjes.
Kartë debiti Mastercard Dedikuar për fëmijët |
500 Lekë, njëherë në 3-vjet |
Llogari rrjedhëse |
· Zero komision për hapjen e llogarisë. · Zero komision mirëmbajtje. · Zero depozitim për çeljen e llogarisë. · Zero komision për çdo depozitim apo tërheqje nga llogaria.
|
Llogari Kursimi speciale |
Pa komision mirëmbajtje Balancë minimale e kërkuar 5,000 Lekë, 50 Eur/USD/GBP |
Depozitë me afat |
Larmi alternativash për të zgjedhur me kushte të favorshme |
UB Online |
Pa komision |