Visa Card Skip to main content

Shijoni një eksperiencë unike me Kartën e Kreditit Visa Platinum

Ju prezantojmë me Kartën e Kreditit Visa Platinum, e dizenjuar posaçërisht për Klientët Premium, duke ju dhënë mundësinë të përjetoni një eksperiencë unike, si dhe benefite ekskluzive në të gjithë botën.

Apliko tani

Rreth
produktit

Karta e Kreditit Visa Platinum ju ofron pagesa të shpejta dhe të sigurta, duke lehtësuar veprimet tuaja të përditshme, së bashku me një gamë të gjerë ofertash ekskluzive dhe çmimesh speciale. Mëso më shumë rreth avantazheve të kartës.

Limiti deri në 2.000.000 Lek/20.000 Eur

Pagesa pa komision online dhe në POS

Mundësi pagese me UB Online

Paguaj me Contactless

Pa interes deri në 48 ditë, nëse paguhet detyrimi i plotë çdo muaj

Aprovim i menjëhershëm

Interesa të ulëta

Oferta Ekskluzive

Zbulo një botë plot privilegje me
Kartën e Kreditit Visa Platinum.

Ndihuni të privilegjuar dhe shijoni eksperiencën e pakrahasueshme që Karta Visa Platinum ofron për ju.
Kryeni blerje të sigurta për ju dhe familjarët tuaj, si dhe përfitoni çmime speciale dhe komoditet në çdo udhëtim.

Limiti Maksimal
deri në 2.000.000 Lekë

10 hyrje falas në vit në TIA
dhe Aeroportet Ndërkombëtare të disponueshme

Udhëzime: Klienti duhet të shkarkojë aplikacionin Visa Airport Companion (VAC) dhe të bëj rregjistrimin e Visa Platinium për të aksesuar privilegjet në Lounge. Gjithashtu në aplikacion mund të kontrollohet edhe disponibiliteti i hyrjeve të mbetura vjetore.

Hyrjet ne Lounge janë të vlefshme për periudhën 26.05.2025 – 31.12.2026

Aplikacioni Visa Airport Companion

Ndiqni hapat për akses në aplikacion (VAC)

Mëso më shumë

Çmime preferenciale
dhe zbritje

Përfitoni zbritje në çdo blerje me kartën Visa Platinum Agoda – 35% zbritje dhe Avis -20%. Këto oferta mund të shtyhen në kohë çdo muaj, si dhe mund të ketë oferta të reja nga subjekte të tjera tregtare për të cilat ju do të informoheni. 

Klienti mund të vizitojë The promotions in Albania | Visa (visasoutheasteurope.com) për më shumë informacion mbi ofertat promocionale në Shqipëri si dhe për ofertat nga subjektet tregtare ndërkombëtare mund të vizitoni:  https://www.visasoutheasteurope.com/en_me/visa-offers-and-perks/?cardProduct=17 

Mëso më shumë

Internet Roaming Falas

Përfito internet roaming falas (3 GB) në 127 vende me Kartën Visa Platinum. Aktivizimi bëhet vetëm përmes kanalit Visa ChatBot (Telegram/Viber) duke zgjedhur opsionin Visa Travel → Roaming. Kodi QR duhet të aktivizohet brenda 14 ditëve nga gjenerimi dhe shërbimi është i vlefshëm për 30 ditë. 

– Oferta është e vlefshme deri më 30 Shtator 2026.

– Për udhëzime mbi instalimin e eSIM kliko Paketa Roaming Visa dhe AirAlo ose vizitoni faqen Visa Platinum | Visa për informacion mbi ofertat në Shqipëri.

 Klikoni butonin “Mëso më shumë” për informacione të detajuara mbi instalimin e eSIM në faqen zyrtare të Visa.

Mëso më shumë

Shërbimi Fast Track me Visa Platinum

Kaloni pa radhë në kontrollet e sigurisë në disa aeroporte kryesore me shërbimin Fast Track. Aktivizimi bëhet përmes Visa Concierge ChatBot duke zgjedhur opsionin Visa Travel → Fast Track International. Kodi QR gjenerohet jo me vonë se 24 orë para nisjes dhe vlen vetëm për mbajtësin e kartës.

  • Oferta është e vlefshme deri më 30 Shtator 2026.
  • Ky shërbim ofrohet për Kartat Visa Platinum 2 herë në vit, jo më shumë se 1 herë në ditë. Shërbimi nuk është i transferueshëm dhe nuk mbulon familjarët.
  • Klikoni butonin “Mëso më shumë” për informacione të detajuara mbi shërbimin Fast Track në faqen zyrtare të Visa .

Mëso më shumë

Sigurimi i kompensimit
të vonesës së bagazhit dhe fluturimit.

-Sigurimi i kompensimit të vonesës së bagazhit dhe fluturimit përfitohet në rastet kur blerja e biletës të fluturimit është kryer me Kartën Visa nga Union Bank.

Klikoni linkun https://cardholderbenefitsonline.com/ për më shumë informacion mbi procedurën që duhet të ndiqni.

-Sigurimi dhe kompensimi ofrohet edhe për bashkëshortin/en apo fëmijët kur ata shoqërojnë kartëmbajtësin në udhëtim.

Shpenzimet të lidhura me asistencën mjekësore, incidente, anullime apo vonesa e një fluturimi (nuk përfshihen aksidentet me makinë me qera, humbja e bagazheve, dëmtime të marra duke bërë sporte extreme).

Siguri në çdo blerje
të kryer me Kartën e Kreditit Visa

Për mbajtësin e kartës dhe anëtarët e familjes ofrohet siguri për të gjitha produktet e dëmtuara dhe të vjedhura deri në 90 ditë nga data e blerjes. Përfitime të tjera:

– Sigurimi i jetës për aksidentet në udhëtim.

– Asistencë Mjekësore Ndërkombëtare në Udhëtim (Shërbim Online 24/7).

– Shërbim Asistencë Klienti ( Bllokim i Kartës së humbur 24/7, zëvendësimi i kartës brenda 24 orëve, asistencë për problematikat 24/7).

Apliko tani

Dërgo aplikimin online dhe stafi ynë do t’ju kontaktojë shumë shpejt për të vijuar me procesin dhe për të marrë kartën tuaj Visa Platinum nga Union Bank.





    *Kujdes! Huamarrja kushton para!