TRANSFERTA
NDËRKOMBËTARE

Union Bank ju mundëson të dërgoni dhe të merrni para nga gjithë bota, shpejt dhe në mënyrë të sigurt.Tashmë mund të përfitoni nga lehtësitë e shërbimit UB Online për të transferuar në çdo vend dhe në çdo kohë, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

Komisioni i transfertës në nisje

Në Valutë (+ 2 Ditë)

2 për mijë, Min 20 – Max 200 Eur/Usd/Gbp/Chf, në sportel
1 për mijë, Min 10 – Max 150 Eur/Usd/Gbp/Chf, nëpërmjet e-banking.

Në Valutë (Ekspres, brenda ditës)

2.3 për mijë, Min 25-Max 250 Eur/Usd/Gbp/Chf, në sportel 2 për
mijë, Min 20 – Max 200 Eur/Usd/Gbp/Chf, nëpërmjet e-banking.

Komisioni i transfertës në mbërritje

1 për mije, Min 5 Eur, Max 50 Eur.

Dokumentat e kërkuara

Urdhër i firmosur nga klienti së bashku me të dhënat e përfituesit:
IBAN, SWIFT, Adresë etj

Monedhat e pranuara

EUR, USD, GBP, CHF (Ofrojmë dhe kurse preferenciale për
këmbimet)

Si mund të më transferojnë fonde në Union Bank?

Nëse dikush dëshiron t’ju dërgojë para nga jashtë nëpërmjet Union Bank, duhet të ketë
të sakta të dhënat tuaja si përfitues i fondeve, si më poshtë:

Përfituesi (Beneficiary) Emër, Mbiemër (Name, Surname)
Numri IBAN i përfituesit (IBAN No)
Banka përfituese (Beneficiary’s Bank) Union Bank sh.a., Tirana, Albania
Kodi Swift (Swift Code)
UNALALTR
Banka Ndërmjetëse* (Intermediary Bank)

*sipas tabelës, në varësi të monedhës

Nr. Monedha Emri i Bankës Kodi SWIFT
1 EUR/GPB/CHF Deutsche Bank Frankfurt DEUTDEFF
2 EUR/USD Raiffeisen Bank International Ag RZBAATWW
3 USD Deutsche Bank Trust Company Americas DEUTDEFF
4 LEK Banka e Shqiperise STANALTR