Union Bank ju fton të bëheni pjesë e programit “POSI” nga Mastercard.

Nëse je një biznes i vogël apo i mesëm me prezencë fizike në Shqipëri, që operon në sektorin e hoteleve, bareve, ushqimoreve, restoranteve apo taksive dhe nuk ke pasur më parë një pajisje POS, aplikoni për programin POSI në Union Bank duke nisur nga data 1 Maj, dhe përfito një terminal POS falas për një periudhë 12 mujore me zero interes për të gjitha transaksionet me kartë deri në një shumë të paracaktuar vjetore sipas kategorisë.

Programi i Përshpejtimit të Pranimit të Pagesave Digjitale nga Mastercard në Shqipëri, në mbështetje të bizneseve, ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të pranimit të pagesave elektronike në vend duke shpërndarë deri në 4,750 pajisje POS.​

Detajet e Programit

Kriteret e pranimit​

  • Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (përfshirë personat fizikë dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar) që operojnë në sektorët e mëposhtëm: Ushqimore , Hotele, Restorante & Kafe, Taksi.
  • Bizneset “New-to-POS”, që do të thotë nuk kanë pasur më parë pajisje POS.​
  • Bizneset me dyqane fizike. 

Benefitet për bizneset​

Kosto të përballueshme

Bizneset pjesëmarrëse do të përfitojnë nga avantazhet e mëposhtme për një periudhë 12-mujore pas nënshkrimit marrëveshjes me Union Bank:​

-Terminal POS i ofruar pa pagesë për një periudhë 12-mujore​

-0% komision për të gjitha transaksionet me kartë, deri në kufirin vjetor të përcaktuar sipas sektorit:​

€19,000 në vit për Ushqimore 

€24,000 në vit për Hotele

€15,000 në vit për Restorante & Kafene

€2,000 në vit për Taksi

Efikasitet dhe siguri


– Pagesat elektronike reduktojnë nevojën për numërimin, ruajtjen dhe transportin e parave, duke minimizuar humbjet nga vjedhjet apo gabimet.​

Besnikëri e rritur e klientëve


– Një përvojë pozitive digjitale krijon besnikëri te klientët, si vendas ashtu edhe të huaj.​

Periudha e programit ​

Programi nis më 1 Maj 2025 dhe do të zgjasë deri në shpërndarjen e 4,750 terminaleve POS të rinj ose deri më 30 prill 2026, cilado ndodh e para.  ​

Si të aplikoni?​

Nëse jeni biznes që plotësoni kriteret e mësipërme, ju lutem na vizitoni në degën më të afërt Union Bank ose kontaktoni në +35542389111.