Programi “Go Digital” në bashkëpunim me BERZH

Në Union Bank, ne jemi të përkushtuar për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri përmes programit tonë të ri “Go Digital”, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). 

Ky program synon të:

  • Suportojë bizneset e vogla dhe të mesme, në financimin e investimeve në makineri dhe pajisje për të përmirësuar proceset e tyre të prodhimit dhe shërbimeve.
  • Përfitimin e  një granti prej 10% të vlerës së investimit duke ulur kështu kostot e përgjithshme të investimit.
  • Investime në Pajisje dhe Teknologji të Avancuara: Financimi është i dedikuar për blerjen e pajisjeve dhe teknologjive që ndihmojnë në automatizimin e proceseve dhe digjitalizimin e operacioneve të biznesit.
  • Rritje e Efikasitetit: Investimet në teknologji të reja ndihmojnë në rritjen e efikasitetit, uljen e kostove operative dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve.
  • Asistencë Teknike dhe Konsulencë: Përfituesit e programit mund të përfitojnë nga shërbimet e këshillimit dhe trajnimit për të maksimizuar përfitimet nga investimet e tyre në teknologji të reja.
  • Mbështetje për Zhvillim të Qëndrueshëm: Ne ofrojmë mbështetje për të siguruar që investimet në teknologji të jenë të qëndrueshme dhe të kontribuojnë në zhvillimin afatgjatë të biznesit tuaj.

Nëse jeni të interesuar të përfitoni nga programi “Go Digital, ju ftojme të na kontaktoni në adresen: [email protected] për më shumë informacion dhe për të aplikuar për financim.

 Ekipi ynë i dedikuar do t’ju ndihmojë me informacionin e nevojshëm në çdo hap të procesit!