Të nderuar klientë,

Ju informojmë se problemi hardware që shkaktoi ndërprerje afatshkurtër në sistemin tonë, si pasojë e kushteve të djeshme atmosferike është zgjidhur.

Të gjitha kanalet tona janë rikthyer duke siguruar shërbim plotësisht funksional. Ju mund të vijoni të kryeni të gjitha veprimet bankare në kanalet tona digjitale dhe në çdo degë Union Bank.

Në emër të Union Bank ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!