Pajisja për Depozitimin e CASH-it

Depozitoni cash në çdo kohë!

 

Një zgjidhje moderne për depozitimin e fondeve, e krijuar për klientët që kërkojnë shpejtësi, siguri dhe fleksibilitet.

 

Pajisja për Depozitimin e CASH-it është një zgjidhje moderne nga Union Bank e cila u mundëson klientëve individë dhe biznes të depozitojnë para në llogaritë e tyre në mënyrë të shpejtë, të sigurt 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

 

E krijuar për të thjeshtuar menaxhimin e cash-it, pajisja ju lejon të kryeni depozitime me limite të larta në LEK dhe EUR, ndërsa fondet bëhen të aksesueshme në një kohë shumë të shkurtër përmes platformës digjitale Union Bank.

Kujt i dedikohet ky shërbim?

Pajisja për Depozitimin e CASH-it është zgjidhja ideale për:

  • Biznese që menaxhojnë arkëtime të përditshme.
  • Kompani që kërkojnë një proces më të sigurt dhe më efikas për depozitimin e fondeve.
  • Klientë individë që dëshirojnë fleksibilitet dhe akses të shpejtë në fondet e tyre.

 

Përfitimet Kryesore

  • Akses 24/7

Depozitoni kartëmonedha në çdo kohë, pa u kufizuar nga oraret e degës.

  • Fonde të aksesueshme në kohë reale

Fondet e depozituara bëhen të disponueshme ne llogarine tuaj brenda 2 minutave nga përfundimi i depozitimit

  • Depozitim në LEK dhe EUR

Pajisja pranon të gjitha kartëmonedhat në monedhën LEK dhe EUR.

  • Limite të larta depozitimi

Përgjigjet nevojave të klientëve me volume të konsiderueshme transaksionesh:

  • Deri në 5,000,000 LEK
  • Deri në 50,000 EUR
  • Akses i dedikuar me Kartë identifikuese

Përdorimi i pajisjes realizohet përmes një karte të dedikuar identifikuese, e cila shërben vetëm për identifikimin dhe aksesimin e pajisjes. Cdo kompani mund te marre disa karta të personalizuara për tu përdorur nga punonjësit e saj.

  • Transparencë në çdo transaksion

Për çdo depozitim gjenerohet një konfirmim i detajuar që përfshin informacion mbi shumën dhe kartëmonedhat e depozituara.

  • Më shumë siguri dhe kontroll

Depozitimet kryhen në një ambient të kontrolluar, me gjurmueshmëri të plotë të çdo transaksioni.

 

Si funksionon?

  1. Aplikoni në degën më të afërt Union Bank.
  2. Pajisuni me kartën identifikuese në degën tuaj Union Bank.
  3. Aksesoni pajisjen përmes kartës.
  4. Vendosni kartëmonedhat për depozitim.
  5. Konfirmoni transaksionin dhe merrni faturën përkatëse.
  6. Fondet bëhen të aksesueshme në pak minuta përmes platformës digjitale Union Bank.

Ku mund ta gjeni shërbimin?

Rrjeti i degëve ku mund të aksesoni shërbimin e Depozitimit të CASH-it:

  • Dega Qendrore
  • Dega Blloku
  • Dega Shallvaret
  • Dega Turdiu
  • Dega Laprakë
  • Dega Kamëz
  • Dega Durrës 1
  • Dega Fier
  • Dega Elbasan
  • Dega Vlorë
  • Dega Shkodër

Menaxhoni cash-in me më shumë fleksibilitet

Me Pajisjen për Depozitimin e cash-it, Union Bank ju ofron një mënyrë më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikase për të administruar fondet tuaja, duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar kontroll mbi operacionet e përditshme.