KREDIA GREEN PËR PANELE FOTOVOLTAIKE

Kredia Green për panele fotovoltaike është zgjedhja e duhur për biznesin tuaj. Union Bank ju ofron financim për nevojat e biznesit për investime në blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike me qëllim përdorimin vetjak të biznesit.

Ju
përfitoni:
    • Financim deri në 1,000.000 Euro;
    • Afat shlyerje deri në 7 vjet;
    • Financim deri në 100% të vlerës së investimit;
    • Interesa preferenciale;
    • Zëvendësim të shpenzimeve të energjisë, me pagesë kësti;

*Për investime deri në EUR 300,000 hipoteka nuk është kusht.

Dokumentacioni i
nevojshëm:
    • Dokumentet ligjore të biznesit;
    • Bilanci financiar i dy viteve të fundit
    • Kontrata e sipërmarrjes/shitblerjes së panelit me mënyrën e pagesës dhe afatin e implementimit
    • Oferta financiare e detajuar për elementet e sistemit;
    • Certifikata teknike e sistemit fotovoltaik, origjina dhe garancia e ofruar;
    • Përllogaritjet e kthyeshmerisë së investimit dhe rendimentit të prodhimit.
    • Pagesat e OSHEE për vitin e fundit

Për më shumë informacion, ju ftojmë të na kontaktoni në adresën: [email protected]