Union Youth Hub – Hapësira ku idetë marrin jetë
Union Youth Hub është një zyre moderne co-working krijuar posaçërisht për të rinjtë, freelancer dhe startup-e që duan të punojnë, bashkëpunojnë dhe rriten , mundësuar me zero kosto nga Union Bank.
Vendndodhja
Union Youth HUB ndodhet brenda Innovation Hub, në zemër të Tiranës, tek Piramida, një nga qendrat më të reja dhe dinamike të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri.
Orari i funksionimit:
- E Hënë – E Shtunë
- 09:00 – 20:00
Nëse je një sipërmarrës i ri me ide inovatore, një freelancer në kërkim të një vendi të qetë për të punuar, apo një start-up që sapo ka nisur rrugëtimin Union Youth Hub është hapësira ku idetë marrin jetë.
Çfarë ofron Union Youth Hub?
- 2 pozicione pune të pajisura me gjithçka që të duhet për të qenë produktiv
- Internet i shpejtë dhe ambient modern
- Meeting room për 5 veta
- Private lockers
- Parkim biçiklete
- Mundësi për networking
- Mbështetje nga Union Bank për nisma dhe ide të reja
Kush mund të përfitojë?
- Klientët e Union Bank në programin YiB (administratorë ose ortakë nën 35 vjeç)
- Startup
- Freelancer
Si të rezervoni?
Rezervimi i hapësirës bëhet paraprakisht, me orar të caktuar ose për ditë të plota.
Për rezervime dhe më shumë informacion, na kontaktoni në adresën e-mail:[email protected]





unionbank.al
+35542389111