PËR REALIZIMIN
E NEVOJAVE TUAJA

Llogari Rrjedhëse

Llogaria Rrjedhëse është një llogari në të cilën regjistrohen veprimet e klientit në mënyrë të vazhdueshme dhe kronologjike. Klienti mund të derdhë, të tërheqë dhe të transferojë nga llogaria e tij rrjedhëse në çdo moment.
Union Bank përmes llogarisë rrjedhëse i ofron Biznesit të madh një vend të sigurt për të ruajtur vlerat monetare në valutat kryesore: LEK, EUR, USD, GBP dhe CHF.

Dokumentacioni i nevojshëm për hapjen e
llogarisë rrjedhëse pranë Union Bank:
  • – Interes kreditor në llogarinë tuaj
    – Kartë Debiti/Krediti Mastercard
    – Depozitimin dhe tërheqjen e parave në të gjitha degët nëpër Shqipëri
    – Pagesave kombëtare dhe ndërkombëtare
    – Pagesë të tatimeve, doganave dhe detyrime të tjera
    – Pagesa të shërbimeve
    – Pagesa me çek
    – Direkt debit, standing order, banking elektronik
    – Shërbimi SWEEP

Një llogari rrjedhëse me Union Bank
ju lejon të përdorni shërbimet e mëposhtme:
  • – Përdorim brenda dhe jashtë vendit

    – Mundësi për blerje produktesh ose shërbimesh në POS dhe në internet, kudo ku ndodheni

    – Mundësi zgjedhje të kartës në Lek ose Euro

    – Kontroll i mirë mbi shpenzimet e udhëtimit (akomodim e dieta)

    – Limite të larta për transaksionet me kartë

    – Shërbim i dedikuar për klientët, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë

Kartat e Biznesit

Union Bank ofron karta debiti dhe krediti Mastercard.

Avantazhet:
  • – Karta është e vlefshme për një periudhë 36 mujore dhe rinovohet në mënyrë automatike.
    – Mundësi pajisje me disa karta të lidhura me llogarinë tuaj të biznesit, të cilat mund të përdoren nga të gjithë personat që kane të drejta në llogarinë e biznesit.
    – Limitet dhe të drejtat e përdorimit për secilën kartë përcaktohen nga ju.
    – Mundësi tërheqje në ATM brenda dhe jashtë Shqipërisë:

    • Limit i tërheqjes – 70.000 Lekë/ditë
    • Numri i tërheqjeve – pa limit

    – Pagesa në POS brenda dhe jashtë Shqipërisë:

    • Limit i pagesave – pa limit Lekë/ditë
    • Numri i pagesave – pa limit
Përfitimet nga
Karta e Biznesit:
  • – Aksesoni fondet në llogarinë tuaj të biznesit në çdo moment.
    – Tërheqje CASH nga llogaria juaj në të gjitha ATM-të nëpër botë.
    – Pagesa dhe blerje për llogari të biznesit tuaj në të gjitha pikat e shitjes POS në botë.
    – Blerje në internet për llogari të biznesit tuaj.
    – Informacion për gjendjen e llogarisë në të gjitha ATM-të e Union Bank.
    – Siguri në veprime dhe njoftim në kohë reale gjatë përdorimit të kartave.

Llogari kursimi për Biznesin

Llogaria e kursimit për Biznesin ju ofron lehtësi dhe mundësi për të tërhequr paratë tuaja kur ju nevojiten pa u shqetësuar rreth humbjes së interesit të akumuluar. Sa më e gjatë koha e qëndrimit të parave tuaja në këtë depozitë aq më i lartë është interesi i akumuluar.

Avantazhe
dhe përfitime:
  • – Ju mund të depozitoni në monedhat: LEK, EUR, USD.
    – Norma e Interesit është e caktuar në përputhje me shumën e vlerës për çdo bandë, kështu që për çdo pjesë të shumës do të përfitohet normë interesi në varësi të bandës përkatëse.
    – Interesi do të llogaritet ditë për ditë mbi balancën ditore në fund të çdo ditë, për llogaritë e kursimit.
    – Interesi kapitalizohet në llogarinë e klientit në datën e fundit të çdo muaji.
    – Mundësi depozitimi dhe tërheqje.
    – Pagesa Periodike mund të kryhet nga llogaria rrjedhëse në llogarinë e kursimeve për Bizneset, kështu që klienti mund të shtojë depozitën e tij pa ardhur në degë.

Depozita në Union Bank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dy milion e pesëqind mijë) Lekë nga Agjencia e Sigurimi të Depozitave – www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.