PËR REALIZIMIN
E NEVOJAVE TUAJA

Transferta në rrjetin e degëve dhe ndërkombëtare

Union Bank është e lidhur me Bankën e Shqipërise gjë që na mundëson kryerjen e transfertave kombëtare për dhe nga përfituesit që kanë një llogari në një bankë në Shqipëri. Njëkohësisht në kohë reale ne ofrojmë transferimin e fondeve në monedhat: LEK, EUR, USD, në të gjithë rrjetin e Union Bank.

Transferta Ndërkombëtare
Parash në nisje

Ju mund të dërgoni transferta ndërkombëtare parash nga të gjitha degët Union Bank duke sjellë, informacionin e mëposhtëm:

– Emrin dhe adresën e plotë të përfituesit.
– Emrin dhe kodin e SWIFT-it të bankës së përfituesit.
– Numrin e llogarisë së përfituesit në bankën e përfituesit (IBAN nëse është e aplikueshme).
– Qëllimi i pagesës.

Union Bank duke qenë anëtare e rrjetit të SWIFT mund të kryejë transferta ndërkombëtare shumë të shpejta duke bërë të mundur që fondet të arrijnë tek përfituesi, maksimumi brenda 3 ditësh pune, pavaresisht se nga dhe ku dërgohen fondet. Kodi i SWIFT është UNALALTR.

Transferta Ndërkombëtare
Parash në mbërritje

Klientë biznes mund të marrin transferta ndërkombëtare parash në degët Union Bank.

Dërguesi i fondeve duhet të pajiset me informacionin e mëposhtëm të kompanisë që do kreditohet në Union Bank:

– Banka e përfituesit: Union Bank (Albania, Tirana, Kodi i SWIFT: UNALALTR).
– Llogaria e përfituesit: Numri i llogarisë suaj në Union Bank.
– Emri i përfituesit: Emri juaj apo i kompanisë suaj, ashtu siç është regjistruar në Union Bank.

Transferta online

Union Bank ju mundëson kryerjen e transfertave kombëtare dhe ndërkombëtare. Nepermjet ketij sherbimi perfitoni shpejtesi dhe shmangni ardhjen fizike ne dege.

SHËRBIMI POS

Union Bank ju ofron shërbimin POS duke ju dhënë mundësinë e rritjes së biznesit tuaj dhe shumë përfitimeve të tjera.

Pagesa për Taksa

Në rrjetin e degëve të Union Bank ju mund të kryeni pagesën e taksave dhe tatimeve. Njëkohësisht ky shërbim kryhet edhe online nëpërmjet platformës UB Online.

Pagesa të Utiliteteve

Në rrjetin e degëve Union Bank ju mund të kryeni pagesa ndaj kompanive: Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ujësjellës Kanalizime, të telefonisë, gjobat e Policisë, etj.

Pagesa Periodike

Pagesa Fikse Periodike është një shërbim që ju ofron klientëve mundësinë e pagesave periodike me shuma fikse automatikisht nga llogaria rrjedhëse. Klienti mund të përdorë këtë shërbim për pagesa fikse periodike si p.sh. pagesa qiraje, abonime të ndryshme, etj.