Të nderuar klientë,
Union Bank ju njofton se në datat 15 dhe 16 maj vijon aktivitetin e saj normal dhe degët e bankës do të jenë të hapura për veprime me klientët.
Ndërkohë në zbatim të vendimit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 09.04.2025, “Për caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës shtetërore”, në datat 15 dhe 16 maj 2025, Banka e Shqipërisë dhe Sistemet e Pagesave Kombëtare që menaxhohen prej saj do të jenë të mbyllura .
Për këtë arsye transfertat e kryera në këto dy ditë, do të proçesohen ditën e hënë, në datë 19.05.2025.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin,
Union Bank


