KREDIA AGRO FINANCOJMË
ZINXHIRIN E
AGROBIZNESIT

Mbështesim rritjen dhe zhvillimin e biznesit tuaj Agro me financime dhe produkte të përshtatura për çdo hallkë të zinxhirit të agrobiznesit.

KREDIA AGROPROJEKT

Union Bank është partneri juaj i besuar në realizimin e projektit tuaj të biznesit agro.

Përfitoni:
  • – Financim deri në 80% të vlerës së projektit
    – Afati deri në 10 vjet
    – Mënyra e pageses deri në 12 muaj pagesë vetëm interesi dhe më pas këste sipas sezonalitetit të aktivitetit
    – Hipotekë deri në 50% e shumës së kredisë
    – Ulje interesi në momentin e realizimit të projektit
    – Mbyllje e kredisë me fondet e skemës me 0% komision

KREDIA AGROQARKULLIM

Për të gjithë agrogrumbulluesit, Union Bank ofron Kredinë Agroqarkullim e cila mundëson realizimin e pagesave në kohë për fermerët tuaj, si dhe krijimin e aksesit të duhur për ta për të investuar në zgjerimin e serave.

Përfitoni:
  • – Kredi ose Overdraft deri në 60 milion Lekë;
    – Afati i shlyerjes së kredisë deri në 3 vjet;
    – Këste sezonale sipas arkëtimeve dhe pagesave të biznesit;
    – Limit i aprovuar për fermerët tuaj më të mirë për të marrë kredinë Agroshpejt.

KREDIA AGROSHPEJT

Për të gjithë fermerët Union Bank ofron Kredinë Agroshpejt e cila ju mundëson mbulimin e shpenzimeve për të realizuar mbjelljet sezonale. Zgjeroni biznesin tuaj dhe rrisni fitimet duke prodhuar më shumë produkte cilësore dhe konkuruese në treg.

Përfitoni:
  • – Financim deri në 6,000,000 Lekë;
    – Afati i shlyerjes së kredisë deri në 60 muaj;
    – Për financime deri në 3,000,000 Lekë nuk kërkohet kolateral;
    – Këste kredie të përshtatura sipas ciklit dhe sezonit të arkëtimeve të fermerëve.

KREDIA AGROINVEST

Për të gjithë ju agroprodhues dhe agrotregtues, nëpërmjet financimit ofrojmë mundësinë të investoni në zgjerimin e serave, linjave të prodhimit apo mekanikës bujqësore.

Përfitoni:
  • – Financim deri në 60 milion Lekë;
    – Afati i shlyerjes së kredisë deri në 10 vjet;
    – Mënyra e pagesës sipas sezonalitetit dhe pagesave.
    – Hipotekë deri në 50% e shumës së kredisë

Nëse doni të investoni në digjitalizimin e biznesit tuaj, ju përfitoni 10% grant të vlerës së investimit, e cila ju ofrohet nga Union Bank nëpërmjet programit “Go Digital”, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Klikoni këtu për tu njohur me Programin “Go Digital“

Për më shumë informacion, ju ftojmë të na kontaktoni në adresën: [email protected]