Transferta më të shpejta, më të thjeshta dhe më të lira në euro!
Union Bank sjell një mënyrë të re, më të lehtë dhe më efikase për të dërguar dhe marrë para në euro drejt vendeve europiane.
Duke filluar nga data 7 tetor 2025, Union Bank ofron transferta nëpërmjet SEPA (Single Euro Payments Area) – standardi europian për pagesat në euro.
Çfarë është SEPA?
Zona Unike e Pagesave në Euro (SEPA) është një nismë strategjike e Bashkimit Evropian që standardizon mënyrën e kryerjes së pagesave në Euro brenda dhe ndërmjet vendeve pjesëmarrëse. Aktualisht, SEPA numëron 41 vende anëtare, duke përfshirë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, vendet e Zonës Ekonomike Evropiane dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor. Për të parë listën e vendeve anëtare vizitoni faqen: Vendet anëtare të SEPA
Ky sistem garanton që pagesat ndërkufitare të trajtohen me të njëjtat rregulla, standarde dhe kosto si pagesat brenda vendit. Kjo do të thotë më shumë lehtësi, siguri dhe shpejtësi në çdo transfertë.
Pse të përdorni transfertat SEPA?
- Transferta më të shpejta brenda hapësirës europiane
- Proces i thjeshtë dhe standardizuar
- Siguri sipas standardeve të Bashkimit Europian
- Komoditet nëpërmjet kanaleve digjitale të Union Bank
Ku mund të kryeni transfertat SEPA?
Përmes platformave digjitale Union Bank Live dhe Union Bank Business ose në çdo degë të Union Bank. Në çdo rast, ju mund të dërgoni dhe të merrni fonde në euro me të njëjtën lehtësi sikur të ishin pagesa brenda vendit.
Union Bank mbetet pranë jush në çdo hap të zhvillimit digjital dhe integrimit europian të tregut financiar shqiptar.
Për informacion mbi komisionet e transfertave SEPA vizitoni Kushtet e Përgjithshme të Punës.




unionbank.al
+35542389111