
Zgjidhja më e thjeshtë për përdorimin e përditshëm në ATM, ekskluzivisht nga Union Bank.
Karta Lokale është karta e re e debitit, për klientët që preferojnë mënyrën tradicionale të menaxhimit të parave dhe përdorin kryesisht ATM-të e bankës për tërheqje fondesh.
Pse të zgjidhni Kartën Lokale?
- E thjeshtë: Projektuar për klientët që përdorin kryesisht ATM-të dhe preferojnë paranë fizike.
- Pa kosto mirëmbajtjeje: Nuk aplikohet komision mirëmbajtjeje.
- E sigurt: Përdoret vetëm brenda rrjetit të ATM-ve të Union Bank me kontrolle të plota sigurie.
- Ekskluzive: Një produkt unik në treg, i ofruar vetëm nga Union Bank.
| Karakteristikat | |
| Afati i kartës | 5 vite |
| Monedha | Lek dhe Euro |
| Komision lëshimi | Pa komision |
| Komision mirëmbajtje | Nuk aplikohet |
| Rinovimi | Automatik |
| Limit ditor ATM | 100,000 Lek / 1,000 EUR |
| Numër transaksionesh ATM | Deri në 10 veprime në ditë |
Çfarë mund të bëni me Kartën Lokale?
- Tërheqje fondesh në ATM-të e Union Bank
- Depozitim fondesh në ATM-të e Union Bank
- Kontroll i llogarisë dhe veprime bazike në ATM
- Rinovim automatik në përfundim të afatit të vlefshmërisë
Union Bank Live ju ofron kontroll të plotë mbi kartën tuaj, në çdo kohë dhe kudo që ndodheni.
Dokumentacioni i kërkuar
- Kartë Identiteti ose Pasaportë e vlefshme
Si të aplikoni?
- Ju ftojmë të aplikoni për Kartën Lokale në çdo degë Union Bank.




unionbank.al
+35542389111