Programi BERZH “Të Rinjtë në Biznes” (Youth in Business)

Union Bank i bashkohet programit “Të Rinjtë në Biznes” (Youth in Business) nga BERZH, një program i dedikuar të rinjve sipërmarrës. 

Mbështetja ndaj të rinjve është në fokus të Union Bank dhe tashmë si pjesë e  këtij programi banka synon të fuqizojë sipërmarrësit e rinj dhe të ofrojë për këtë segment të dedikuar këshillimin e duhur financiar si dhe produkte financiare dhe jo financiare të përshtatur sipas nevojave të tyre.

Ky program synon të:

  • Suportojë bizneset e vogla dhe të mesme, të cilët menaxhohen apo kanë si ortak maxhoritar persona të moshës deri në 35 vjeç.
  • Ofrojë produkte dhe shërbime bankare inovatore dhe të përshtatura për nevojat e këtij segmenti.
  • Mundësojë akses në financime për sipërmarrësit e rinj me produkte të dedikuara të përshtatura sipas nevojave të biznesit.
  • Adresojë tejkalimin e vështirësive të krijuara nga “mungesa e kolateralit”, “mungesa e historikut kreditor” apo “mungesa e eksperiencës drejtuese”.  
  • Mbështesë vazhdimësinë e bizneseve të sukseshme shqiptare që menaxhohen nga brezi i ri i sipërmarresve duke i hapur kështu rrugën e zhvillimit të një brezi të ri biznesmenësh. 

Union Bank nëpërmjet programit Youth in Business ju jep mundësinë të rinjve të realizojnë ëndrrat dhe projektet e tyre në vendin tonë duke dhënë kështu një kontribut pozitiv për ekonominë e vendit dhe të komunitetit ku jetojmë, në linjë kjo edhe me politikat e bankës të lidhura me përgjegjësinë sociale të korporatës.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të na kontaktoni në adresën: shitje-sme@unionbank.al