Union Bank është e dedikuar dhe e angazhuar ndaj përgjegjësisë sociale të korporatës. Për të përmbushur këtë qëllim, Union Bank është aktive dhe merr pjesë vazhdimisht në programe donacionesh, bamirësie dhe evente për mbledhje fondesh, për të ndihmuar komunitetin dhe për të rritur përgjegjshmërinë e punonjësve të saj.

Union Bank mbështetës i aktivitetit “Rinia, e ardhmja dhe shpresa”

Union Bank ishte mbëshetës i aktivitetit “Rinia, e ardhmja dhe shpresa”, i cili u organizua nga qendra “Gjenerata e re” në dt. 4 dhjetor, si një maratonë performancash artistike me pjesëmarrje të grupeve të të rinjve dhe fëmijëve artistë, të shkollave të Tiranës dhe jashtë saj. Ky event i përvitshëm synon promovimin e vlerave të artit tek të rinjtë. Gjithashtu nxit angazhimin e tyre në aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore, ku nëpërmjet këngës, baletit e gjimnastikës ata kanë mundësi të demonstrojnë talentin dhe dëshirat e tyre.
Union Bank është gjithmonë pranë brezit të ri, duke mbështetur projekte dhe nisma edukuese, si dhe duke sjellë ide inovatore për ta, siç është dhe Karta Junior, e cila ështe dhe karta e parë e debitit në vend, e projektuar për fëmijë dhe të rinjtë deri në moshën 17 vjeç.

Union Bank partner i “Down Sindrome Albania”

Union Bank gjatë festave të fundvitit zgjodhi të uronte klientët dhe bashkëpunëtorët me kartolina të përgatitura nga fëmijët me aftësi të kufizuara dhe sfida në zhvillim, të ofruara nga Fondacioni “Down Sindrome Albania”. Me blerjen e këtyrë kartolinave kontribuam në ofrimin e shërbimeve terapeutike pa pagesë për fëmijët në nevojë në qendrën e shërbimeve “Pro Pak”.

Union Bank dhuron bateri për oximetrat në QSUT

Në mbështetje të situatës së vështirë të krijuar nga pandemia Covid-19, Union Bank ndihmoi nga muaji gusht deri në tetor në furnzimin e QSUT (Qendra Spitalore Nënë Tereza) me bateri për aparatet oximetra që përdoren në trajtimin e pacientëve me Covid. Ky projekt u lidh edhe me klientët e Union Bank, të cilët ndihmuan në rritjen e numrit të baterive të dhuruara, ku për çdo 4 transaksione të kryera në platformën e-banking UB Online, u dhurua një bateri.

Union Bank dhuron në fundvit "Librin e Babagjyshit"

Union Bank gjatë festave të fundvitit mbështeti projektin “Babagjyshi sekret” të shoqatës “Ura” duke dhuruar librin “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve” për të gjithë fëmijët të cilët kërkuan si dhuratë për festa pajisje elektronike. Ky libër u dhurua edhe për fëmijë të stafit dhe të klientëve me qëllim stimulimin e leximit, duke e vlerësuar librin si mikun më të mirë që duhet t’i shoqërojë gjatë rritjes.