Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 72 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 130,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliard lekë në total asete.

Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.

Ne i vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar, prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Infrastrukturës së IT dhe Telekomunikacionit në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Administrator Sistemi

Përshkrimi i Pozicionit

Jemi në kërkim të një Administratori Sistemi të aftë dhe me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hardware (servera, storage, ODA, OCI, Microsoft 365, Azure, etj.), sistemet operative, virtualizimet dhe konfigurimet e aplikimeve.

  1. Çfarë kërkojmë: 
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve dhe storage (ODA, IBM SAN, VMware, Hyper-V, Oracle Linux, Windows Server, etj.)
  • Administrimi i sistemeve operative dhe virtualizimeve për performancë dhe siguri maksimale
  • Implementimi dhe mirëmbajtja e zgjidhjeve cloud (Microsoft 365, Azure, OCI)
  • Monitorimi dhe zgjidhja e incidenteve për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve të IT
  • Përdorimi i teknologjive të backup-it dhe strategjive të rikuperimit në raste emergjencash
  • Administrimi i politikave të sigurisë dhe implementimi i përditësimeve (security patches, updates)
  • Mbikëqyrja e Data Center dhe Disaster Recovery Site për siguri dhe sinkronizim të sistemeve
  • Hartimi dhe dokumentimi i konfigurimeve dhe procedurave teknike
  1. Kualifikimet e Kërkuara
  • Arsimi: Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme
  • Përvoja e punës: Jo më pak se 4 vite në administrim sistemesh dhe infrastrukturë hardware.
  • Aftësi Teknike:
  • Njohuri të përparuara në Windows Server, Active Directory, Linux, VMware, IBM SAN, Microsoft 365, Azure.
  • Përvojë me sisteme backup dhe rikuperimi të të dhënave.
  • Aftësi në shell scripting (Bash, Python, Perl, PHP) për automatizime.
  • Njohuri në rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike dhe firewall-et.
  • Çertifikime të Parapëlqyera:
  • System Administrator ose System Engineer (Linux, UNIX, Microsoft).
  • CCNA, VMware Certified Professional (VCP), Azure Administrator, ITIL (plus).

3. Çfarë Ofrojmë?

  • Mjedis profesional dhe mundësi zhvillimi në sektorin bankar.
  • Trajnime dhe çertifikime për përparimin profesional.
  • Paketë konkurruese përfitimesh dhe sigurimesh.

4. Si të aplikoni  Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në [email protected]  deri në datën 07.07.2026.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.