Mbroni të dhënat tuaja personale dhe bankare

Union Bank Sh.A. vlerëson si shumë të rëndësishme mbrojtjen e të dhënave personale dhe bankare të klientëve që na i kanë besuar ato. Në lidhje me këtë publikim, Banka informon publikun se nuk ka asnjë lidhje, bashkëpunim, autorizim apo miratim me persona ose subjekte që promovojnë mjete, programe apo aplikacione për përpunimin, konvertimin ose transformimin e dokumenteve bankare (përfshirë nga PDF në Excel) jashtë sistemeve zyrtare dhe të kontrolluara të Bankës. Ju informojmë se Union Bank Sh.A. e ofron shërbimin e marrjes së vërtetimeve bankare (statement) në formatin Excel, në formë të sigurtë, të shpejtë dhe të besueshme përmes aplikacionit…

Informacione të dobishme mbi IP-të Malicious dhe aksesi në shërbimet bankare

Gjithmonë e më shumë adresa IP Publike të dhëna nga kompanitë e internetit në Shqipëri (fikse apo mobile), po identifikohen si problematike dhe po vendosen në “lista të zeza” ndërkombëtare (blacklists). Kjo mund të sjellë që ju të mos keni mundësi të aksesoni shërbimet e ofruara nga Banka. Vendosja e një IP në “listat e zeza”, mund të ndodhë si pasojë e përdorimit të këtyre adresave IP nga kompjutera apo pajisje të tjera (smartphone, tablet, etj.) të infektuara nga malware (viruse) të ndryshme. Infektimi mund të vijë si pasojë e vizitave në website të ndryshme, të cilat mund të përmbajnë…

Arsye pse nuk duhet të shkarkoni dhe të përdorni aplikacione pirate ose të “crack”-uara

Mund të shkaktojne infektime nga malware të ndryshëm. Gjatë instalimit të aplikacionit pirat, ose aktivizimit të tij duke përdour “crack” (aktivizues), ka shumë mundësi që në kompjuterin apo çfarëdo pajisje tuajën të instalohet fshehurazi një malware (virus), i cili më pas do të marrë të gjitha të dhënat që ju do të vendosni në kompjuterin tuaj, “username” dhe password të çdo llogarie që keni, e-mail,  rrjete sociale, portale te ndryshme, internet (online) banking, etj. Gjithashtu mund të instalohen malware, të cilat mund të marrin, enkriptojnë dhe fshijnë të dhënat tuaja. Duhet të vizitoni website të dëmshme. Për të shkarkuar një…

Vulnerabilitete në produktet iOS dhe macOS

Më 20 shkurt 2023, Apple përditësoi këshillat më të fundit të sigurisë dhe shtoi vulnerabilitete të reja iOS dhe macOS.  Tre vulnerabilitete të reja janë adresuar në iOS 16.3 dhe macOS Ventura 13.2, të cilat u publikuan më 23 janar 2023.  CVE-2023-23520 – Lidhet me komponentin “Crash Reporter” dhe mund te lejojë një hacker (malicious threat actor) që të lexojë skedar arbitrar si superuser (root).  CVE-2023-23530 dhe CVE-2023-23531-Dy dobësi të tjera në sistemet operative të Apple, përmes të cilave një aktor keqdashës mund të ekzekutojë nje kod arbitrar me privilegje të larta dhe të marrë më pas akses në: kalendar,…

Kujdesuni për sigurinë e të dhënave tuaja bankare

Forma të ndryshme të mashtrimit me të dhënat bankare apo edhe sulmet kibernetike janë fenomene të pranishme në sistemin bankar por jo vetëm. Zhvillimi dhe përdorimi masiv i aplikacioneve të pagesave, kartave dhe instrumentave të ndryshme në përdorim të publikut kanë rritur mundësinë e keqpërdorimit nga mashtruesit.  Në kushtet kur vendi është përballur me sulme të shtuara kibernetike dhe janë keqperdorur të dhënat personale në mënyre abuzive dhe masive, sjellim në vëmendjen tuaj rritjen e vigjilencës dhe të kujdesit si klientë të bankës në zbatimin me rigorozitet të rregullave të sigurisë në përdorimin e të dhënave tuaja bankare.  Gjithashtu, kujdes…