Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 72 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 130,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliard lekë në total asete.

Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithë përfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj  ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në  Departamentin e Menaxhimit të Riskut dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:

Specialist/Senior i Përputhshmërisë

Qëllimi i përgjithshëm i punës: 

Ky rol kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me linjën e parë të kontrollit në mënyrë qe te sigurojë se praktikat e menaxhimit e risqeve në bankë si edhe ato rregullative të jenë në përputhshmëri me madhësinë dhe qëllimin e bankës si dhe në të njëjtën linjë me kërkesat rregullative.

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Ndihmon në mbarëvajtjen e detyrave të sektorit të përputhshmërisë duke ushtruar detyrat e kontrollit per vlerësimin e riskut të përputhshmërisë .
  2. Monitoron dhe siguron që raportet e detyrueshme janë përgatitur në kohën e duhur dhe dërguar pranë autoriteteve Shqiptare si Banka e Shqipërisë, DPPP, IDP, ASD etj,
  3. Ndihmon në realizimin e hetimeve të fushës së përputhshmërisë të lidhura me Konfliktin e Interesit, Kodit së Etikës, Transparencës si edhe Mbrojtjes se të Dhënave Personale.
  4. Monitoron ndryshimet e kuadrit rregullator duke inicuar hartimin e procedurave të përshtatshme ose të përditësimeve të duhura në kompetencat e fushës së përputhshmërisë.
  5. Në bashkëpunim me departament e tjerë siguron respektimin e kërkesave ligjore dhe rregullative të fushës se mbrojtjes se te dhënave personale.
  6. Merr pjese aktive ne zhvillimin dhe koordinimin e trajnimeve edukuese të stafit të bankës për çështjet e fushës së përputhshmërisë në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë së Informacionit.
  7. Ndihmon Drejtuesit e Departamenteve të Bankës në rishikimet, përditësimet e manualeve, politikave apo të procedurave të bankës për sigurimin e përputhshmërisë me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.
  8. Ndihmon drejtuesin e funksionit të përputhshmërisë në përgatitjen e raporteve  të përputhmërisë si edhe të raporteve specifike të lidhura me këtë funksion.
  9. Merr pjese aktive në përpunimin e të dhënave në hartimin e testeve të përputhshmërisë bazuar në metodologjinë në fuqi të bankës. .
  10. Siguron dhe raporton në kohën e duhur raportet e kërkuara periodike apo të kërkuara ad-hoc që mbulon funksioni i përputhshmërisë.

Kërkesat e profilit:

  •   Diplomë Universitare ne Ekonomi Biznesi  dhe fusha te lidhura me te, Juridik, 
  •   E preferueshme minimumi 2 vite eksperiencë në fushën e përputhshmërisë ose operacionet bankare;
  •   Aftësi të punojë i/e pavarur, të marrë iniciativa të lidhura me zhvillimet e sektorit të përputhshmërisë në industrinë bankare;
  • Njohuri të mjaftueshme të kuadrit legjislativ në fuqi,
  • Qëndrim i përgjegjshëm proaktiv,
  • Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi shume te mira pune ne grup dhe komunikimi
  • Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës  25 Qershor 2026 

  • CV 
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. 

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].