Datë 30 dhjetor 2025
Të nderuar klientë,
Ju informojmë se më datë 31 Dhjetor 2025, orari i shërbimit në degët Union Bank do të jetë i reduktuar, nga ora 08:30 deri në 13:30. Gjithashtu me rastin e festës së Vitit të Ri degët e bankës do të jenë të mbyllura në datën 1 dhe 2 janar 2026.
Ju ftojmë të kryeni veprimet tuaja bankare me lehtësi nga platforma digjitale Union Bank si dhe të përdorni rrjetin e ATM-ve të bankës, për tërheqje apo depozitime në çdo kohë.
Festa të gëzuara nga Union Bank!


