Të nderuar klientë,

Ju informojmë se të gjitha transfertat e kryera pas orareve zyrtare të përpunimit (ora 15:30), duke filluar nga dita e sotme, 24 Dhjetor, e deri më 29 Dhjetor 2025, do të ekzekutohen me datë valute ditën e hënë, 29 Dhjetor 2025.
Ky rregull vlen si për transfertat e kryera përmes Online Banking, ashtu edhe për urdhrat e dhënë në degët e bankës.

Kjo procedurë zbatohet pasi në datën 26 Dhjetor është ditë pushimi për shkak se vendet e Europës nuk operojnë në këtë datë për transaksionet në  valutat EUR, GBP, CHF. Po ashtu, në të njëjtën ditë, sistemet e Bankës së Shqipërisë do të jenë të mbyllura.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Union Bank