
Depozita 25 mujore
Hape sot dhe mundëso aventurat e të ardhmes.
Depozita Speciale 25 Mujore është zgjedhja ideale për ju që dëshironi më shumë përfitime nga kursimet tuaj për t’i dhënë më shumë vlerë të ardhmes.
Pse të zgjidhni Depozitën Speciale 25 -Mujore?
- Interes fiks gjatë gjithë periudhës
- Bonus interesi për depozitat e çelura në Union Bank Live & Business:
- 0.1% interes shtesë për depozitat e çelura online në monedhën Euro
- 0.2% interes shtesë për depozitat e çelura online në monedhën Lekë
- Afat optimal për klientët që kërkojnë kthim të zgjuar nga kursimet e tyre
- Siguri e plotë për fondet tuaja
Zgjidhni Depozitën Speciale 25 Mujore dhe ktheni kursimet tuaj në një investim të zgjuar, i cili ju ndihmon të merrni më shumë vlerë nga paratë tuaja.
Karakteristikat Kryesore
Monedha LEK / EUR / USD Shuma minimale 300,000 LEK/ 3,000 EUR / USD Norma e interesit* Fikse gjatë gjithë periudhës deri në 2.8* në Lekë dhe 2.2% në Euro.* Mënyra e çeljes Në degë ose online përmes Union Bank Live & Business Rinovim Mund të rinovohet automatikisht Bonus Për çdo depozitë të çelur nga platforma Union Bank Live & Business ofrohet + 0.2% interes shtesë në Lek dhe + 0.1% interes shtesë në Euro. Mbyllje para afati Përfiton interes për periudhën e qëndrimit sipas kushteve të punës në Buletinin e Normave të Interesit. *Normat e interesit më sipër janë të vlefshme për shuma mbi 3,500,000 Lekë ose 35,000 EUR/USD dhe përfshijnë edhe interesin bonus për depozitat që çelen online.
Union Bank gjithashtu ofron një larmi me depozita speciale me afat 14 dhe 35 muaj, të cilat ofrojnë fleksibilitet në zgjedhjen e periudhës së investimit dhe mundësi për të përfituar nga norma konkurruese interesi sipas nevojave tuaja.
Depozita Speciale
| Monedha | Shuma Min. e Hapjes | Shuma e Depozitës | 14 Muaj | 25 Muaj | 35 Muaj |
|---|---|---|---|---|---|
| LEK | 300,000 | Deri në 3,499,999 3,500,000 e sipër |
1.90 2.20 |
2.30 2.60 |
2.60 2.90 |
| EUR | 3,000 | Deri në 34,999 35,000 e sipër |
1.00 1.40 |
1.70 2.10 |
1.90 2.30 |
| USD | 3,000 | Deri në 34,999 35,000 e sipër |
1.20 1.60 |
1.50 1.90 |
1.80 2.10 |
Për të mësuar më shumë mbi produktet e depozitave që Union Bank ofron shfletoni buletinin e normave të interesit.
Ku mund ta çel depozitën?
- Në çdo degë Union Bank, ku stafi ynë do t’ju shërbejë me profesionalizëm.
- Nëpërmjet platformës digjitale Union Bank Live & Business.
Depozitat në Union Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 (dy milion e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.




unionbank.al
+35542389111