Union Bank ju ofron mundësinë të dërgoni dhe të merrni para në çdo cep të botës, në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe transparente, përmes rrjeteve ndërkombëtare të pagesave.
Çfarë janë transfertat ndërkombëtare?
Transfertat ndërkombëtare ju mundësojnë të dërgoni fonde në valuta të huaja (EUR, USD, GBP, CHF) drejt llogarive bankare jashtë Shqipërisë, si dhe të merrni pagesa nga partnerë apo familjarë në vende të tjera.
Union Bank bashkëpunon me një rrjet të gjerë bankash korrespondente, duke garantuar që fondet tuaja të arrijnë në mënyrë të sigurt dhe në kohë.
Sistemet që përdorim
- SWIFT Network – standardi ndërkombëtar për pagesat ndërbankare, i njohur për siguri dhe transparencë.
- SEPA (Single Euro Payments Area) – për transfertat në euro brenda hapësirës europiane, duke filluar nga 7 tetori 2025, në përputhje me standardet europiane të pagesave.
Si mund të bëni një transfertë ndërkombëtare?
- Drejtpërdrejt nga platforma dixhitale Union Bank Live dhe Union Bank Business, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt
- Ose duke vizituar çdo degë të Union Bank në të gjithë Shqipërinë
- Mjafton të keni të dhënat e përfituesit: emrin, IBAN dhe kodin SWIFT/BIC të bankës përkatëse
(Kodi SWIFT i Union Bank është UNALALTR)
Pse të zgjidhni Union Bank për transfertat tuaja ndërkombëtare?
- Rrjet i gjerë partnerësh bankarë në gjithë botën
- Procesim i shpejtë dhe i sigurt për çdo valutë
- Akses në çdo moment përmes kanaleve digjitale
- Shërbim profesional dhe asistencë për çdo detaj të pagesës suaj
Me Union Bank, ju mund të dërgoni ose të merrni fonde në çdo shtet me siguri, efikasitet dhe transparencë.
Për informacion mbi komisionet e transfertave vizitoni Kushtet e Përgjithshme të Punës.




unionbank.al
+35542389111