Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank në intervistën e saj për revistën “Monitor” na njeh me ecurinë mjaft pozitive të Union Bank për vitin 2022, me tregues të lartë të marzhit neto nga interesat dhe kthimi i kapitalit. Fokusi i Bankës për vitin në vazhdim janë investimet dhe zhvillimet e mëtejshme në teknologji, në sigurinë kibernetike, si dhe prezantimi në treg i produkteve dhe ofertave të reja për klientët.

Gjithashtu Znj. Veipi ka theksuar rëndësinë e burimeve njërëzore të cilën e konsideron dhe si sfidën kryesore për sistemin bankar dhe ekonominë në përgjithësi.

Ju ftojmë të lexoni intervistën e plotë të Znj. Veipi duke klikuar këtu.