Paguani me këste me Kartën e Kreditit Union Bank!

Nëpërmjet shërbimit më të ri të ofruar nga Union Bank tashmë ju keni mundësi të blini me këste produktet apo shërbimet e dëshiruara duke përdorur kartën tuaj të kreditit.
Pagesa me këste i mundëson kartëmbajtësit të një karte krediti të lëshuar nga Union Bank që duke përdorur limitin e tij të disponueshëm në kartë, të blejë mallra dhe shërbime, ku shlyerjen e detyrimit për këto blerje ta kryejë në këste të barabarta mujore.
Këstet mujore janë të barabarta dhe përbëhen nga principali dhe interesi. Interesi i aplikuar është ai i kushteve të punës së kartës. Përdorimi i këtij funksionaliteti është i mundur vetëm në pika shitje/tregtarë që kanë pajisje POS të Union Bank.

Për t’u njohur me listën e tregtarëve ku ju mund të blini produkte apo shërbime me këste, klikoni Këtu.

Si funksionon shërbimi?

  • Kur kartëmbajtësi kryen një pagesë me kartë dhe dëshiron që shlyerjen ta kryejë me këste ai duhet të njoftojë shitësin/tregtarin për numrin e kësteve.
  • Kësti mujor do të shfaqet i detajuar në principal dhe interes në faturën mujore të kartës, një muaj pas kryerjes së transaksionit dhe në çdo faturë pasuese mujore, deri në shlyerjen e plotë. Kësti mujor është pjesë e detyrimit minimal të muajit.
  • Në rastin e marrjes së njoftimit për një shlyerje të parakohshme, Banka do t’i ngarkojë llogarisë së kartëmbajtësit shumën e principalit të mbetur dhe interesin përkatës nga pagesa e këstit të fundit, deri në paraqitjen e kërkesës për shlyerje.
Tipare Përshkrimi
Pagesa me këste Vetëm në POS-e të rrjetit Union Bank.
Vetëm me kartë krediti të lëshuar nga Union Bank.
Numri i kësteve Nga 2 deri në 36 keste.
Formati i këstit Këst fiks (principal plus interes).
Limiti në dispozicion Limiti në dispozicion në kartë është një i vetëm i cili mund të përdoret sipas dëshirës për pagesa me këste dhe pa këste.
Fatura mujore Fatura e kartës paraqet informacion të detajuar për të gjitha transaksionet e kryera me kartë. Për veprimet me këste, në fature kësti shfaqet në muajin pasardhës në të njëjtën datë me atë të kryerjes së transaksionit.
Kësti është i detajuar në Principal dhe Interes dhe ka përshkrimin “Pagesë me këste”, duke treguar njekohësisht sa këste janë në total dhe i sati këst është ky i shfaqur.
Shlyerje e parakohëshme e kësteve Pa komision.
Për këtë kartëmbajtësi duhet të njoftojë paraprakisht bankën.

Shembull: Klienti kryen një blerje me vlerë 5,000 Lek në një dyqan veshjesh dhe pagesën e kryen me Kartën e Kreditit Union Bank. Nëse ai dëshiron që shlyerja të jetë me këste fikse mjafton t’i komunikojë tregtarit/shitësit numrin e kësteve. Supozohet se klienti zgjedh 3 këste për shlyerjen. Këstet në 3-muajt në vijim do të jenë në vlera të barabarta prej 1,716.92 Lekë/muaj.