
Union Bank kontribuoi për të dytin vit radhazi me çanta dhe mjete shkollore për 100 fëmijë të fshatrave SOS në Tiranë
Tiranë, 4 shtator 2025. Union Bank në prag të vitit të ri shkollor kontribuoi me çanta dhe mjete shkollore për 100 fëmijë të fshatrave SOS në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank, së bashku me Drejtoren Nacionale të Fshatrave SOS, Znj. Mimoza Manaj, Drejtore e Programit “SOS Fshatrat e Fëmijëve” Tiranë, u shpërndanë fëmijëve setet me materialet shkollore, duke iu përcjellë gjithashtu dhe urimet për suksese në mësime për këtë vit të ri shkollor.
Union Bank do të vijojë mbështetjen dhe angazhimin e saj në projekte që kanë në fokus edukimin dhe zhvillimin e brezit të ri apo projekte që përmirësojnë jetën e komunitetit, si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës.

Union Bank mbështeti Mbrëmjen Gala të Bamirësisë organizuar nga Down Syndrome Albania
Tiranë, 3 qershor 2025. Union Bank ishte partner mbështetës në Mbrëmjen Gala të Bamirësisë, një mbrëmje e mbushur me emocione dhe solidaritet, e organizuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania, për të mbështetur trajtimet e fëmijëve me aftësi të kufizuara që marrin shërbime në qendrën Propak.
Mbështetja e kauzave sociale është një pjesë thelbësore e angazhimit tonë si bankë, prandaj jemi të lumtur që kontributi ynë ndihmon në zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për këta fëmijë, duke krijuar më shumë mundësi për integrimin e tyre në shoqëri.

Stafi i Union Bank i bashkohet nismës "Dhuro gjak, shpëto një jetë!"
Tiranë, 2 qershor 2025. Union Bank edhe këtë vit iu bashkua nismës "Dhuro gjak, shpëto një jetë!" nga Kryqi i Kuq Shqiptar, duke zhvilluar sot seancën vullnetare të dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë .
Ashtu si e ka traditë dhe këtë vit stafi i Union Bank, iu bashkua thirrjes për pjesëmarrje në seancën e dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, duke përmbushur nevojat e tyre për gjak.
Union Bank mbetet e angazhuar duke dhënë kontributin e saj humanitar për kauza jetësore, si pjesë e pandarë e vlerave korporative.
Seanca e dhurimit u realizua pranë ambienteve të Union Bank në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe me asistencën e mjekëve të palodhur të Bankës Kombëtare të Gjakut.

Union Bank sponsor i aktivitetit ”Bëje matin si shahist në karrige me rrota”
Tiranë, 21 maj 2025. Union Bank, mbështeti organizimin e aktivitetit social ”Bëje matin si shahist në karrige me rrota”, një nismë me një vlerë të madhe për komunitetin e personave me aftësi ndryshe. Ky projekt social u zhvillua në një cikël 2 mujor, ku pjesëmarrësit patën mundësi të trajnohen për sportin e shahut dhe në fund të ciklit të trajnimit të merrnin pjesë në një kampionat duke konkuruar me njëri-tetrin.
Union Bank nëpërmjet mbështetjes së kësaj nisme ka kontribuar në krijimin e një mjedisi më gjithpërfshirës duke nxitur pjesëmarrjen e personave me aftësi ndryshe në jetën sociale dhe kulturore, në kuadër edhe të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës.

Union Bank Partner Gold i Konferencës ACT NOW 2025
Tiranë, 30 maj 2025. Union Bank ishte Partner Gold i Konferencës ACT NOW 2025 e cila u organizua në datat 28-30 maj nga Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI), një nga ngjarjet më të rëndësishme për teknologjinë, inovacionin dhe sipërmarrjen në Shqipëri.
Konferenca ACT NOW 2025, mblodhi së bashku liderë të industrisë, profesionistë të teknologjisë dhe të rinj plot ide, duke krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme për bashkëpunim dhe ndarje të njohurive.
Union Bank mbetet e përkushtuar të mbështesë iniciativa që kontribuojnë në një të ardhme digjitale , nxitjen e inovacionit, zhvillimin e sipërmarrjes dhe fuqizimin e komunitetit të teknologjisë në vend.

Union Bank mbështet “The Leadership Forum”
Tiranë, 24 prill 2025. Union Bank ishte për të katërtin vit sponsor i aktivitetit “The Leadership Forum”. Ky forum bashkoi drejtues dhe profesionistë nga sektorë të ndryshëm të biznesit, për të ndarë së bashku idetë dhe eksperiencat e tyre me qëllimin për t’u rritur dhe zhvilluar së bashku.
Tema e trajtuar këtë vit në forum ishte “Fluorishing in an AI Era” e organizuar në 2 panele diskutimi ku ekspertë të fushës ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre në lidhje me inteligjencen artificiale, sesi ajo sot po ndikon fusha të ndryshme si burimet njerëzore, lidershipin dhe biznesin në tërësi.

Union Bank mbështet fushatën ndërgjegjësuese “Çorapet Shumëngjyrëshe”
Tiranë, 21 mars 2025. Union Bank i është bashkuar fushatës “Çorapet Shumëngjyrëshe”, organizuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania, ku me blerjen e çorapeve me ngjyra ka kontribuar në mbledhjen e fondeve për ofrimin e shërbimeve terapeutike për 45 fëmijë me aftësi të kufizuara, të cilët frekuentojnë qendrën PRO PAK.
Me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down, Union Bank dhe punonjësit e saj shprehën solidaritetin dhe mbështetjen për këtë kauzë e cila ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e të drejtave dhe përfshirjen e individëve me Sindromën Down në shoqëri.
Stafi i Bankës, në këtë ditë veshi “Çorapet Shumëngjyrëshe” të cilat janë edhe simbol i kësaj fushate, për të kujtuar se të gjithë jemi të ndryshëm dhe se janë ndryshimet ato që na bëjnë unikë.

Union Bank sponsor i konkursit “Videoja më e mirë” në Javën e Parasë
Tiranë, 17 mars 2025. Union Bank mbështeti konkursin “Videoja me e mirë”, me temë “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”, ku morën pjesë nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Shqipëria. Ky aktivitet u organizua nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank, shpërndau certifikatat për 3 vendet fituese të konkursit, përkatësisht në shkollat e mesme të qyteteve; Tiranë, Pogradec, Lushnjë dhe Vau i Dejës. Gjithashtu Union Bank ofroi për të gjithë pjesëmarrësit produktin Karta Junior, duke forcuar angazhimin për edukimin financiar të brezave të rinj.

Union Bank, mbështeti Kampionatin e parë të Bizneseve në Ping Pong
Tiranë, 7 shkurt 2025. Në vijim të angazhimeve të Union Bank për promovimin e një stili jetese të shëndetshme dhe për mbështetjen e aktiviteteve sportive, Union Bank mbështeti Kampionatin e Bizneseve organizuar nga Federata Shqiptare e Ping Pongut. Ky kampionat kishte për qëllim zhvillimin e talenteve të reja, si dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në shkollat e vendit. Eventi mblodhi kompani të ndryshme, dhe ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar marrëdhëniet midis bizneseve dhe për të promovuar rëndësinë e aktivitetit fizik. Union Bank u përfaqësua me ekipin e saj amator, i cili reflektoi jo vetëm frymën sportive, por edhe angazhimin e bankës për të ndërtuar një komunitet biznesi të shëndetshëm.




unionbank.al
+35542389111![UNIONB~1[1]](https://www.unionbank.al/wp-content/uploads/2024/09/UNIONB11.jpg)
![Union-Bank-iu-bashkua-thirrjes-së-Kryqit-të-Kuq-për-dhurim-gjaku[1]](https://www.unionbank.al/wp-content/uploads/2024/09/Union-Bank-iu-bashkua-thirrjes-se-Kryqit-te-Kuq-per-dhurim-gjaku1.jpg)
![UNIONB~2[1]](https://www.unionbank.al/wp-content/uploads/2024/09/UNIONB21.jpg)
![Union-Bank-sponsor-zyrtar-i-Colour-Day-Festival[1]](https://www.unionbank.al/wp-content/uploads/2024/09/Union-Bank-sponsor-zyrtar-i-Colour-Day-Festival1.jpg)
![UNIONB~4[1]](https://www.unionbank.al/wp-content/uploads/2024/09/UNIONB41.jpg)
![UN7A1A~1[1]](https://www.unionbank.al/wp-content/uploads/2024/09/UN7A1A11.jpg)














