TRANSFERTA
KOMBËTARE

Union Bank ju ofron një mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të lehtë për të kryer transfertat tuaja brenda territorit shqiptar, si për individë ashtu edhe për biznese.

Si funksionojnë transfertat kombëtare?

  • Për transfertat e zakonshme, përdoret sistemi AECH (Automatic Electronic Clearing House), i cili mundëson ekzekutimin brenda ditës.
  • Për transfertat me vlera më të mëdha ose me urgjencë, përdoret sistemi AIPS (Albanian Interbank Payment System), që ofron përpunim në kohë reale gjatë orarit zyrtar bankar.
  • Transfertat mund të kryhen në çdo degë të Union Bank ose në mënyrë plotësisht online përmes platformes digjitale Union Bank Live dhe Union Bank Business

Avantazhet për klientët tanë

  • Shërbim i sigurt dhe i besueshëm për çdo pagesë në Lekë dhe Euro
  • Ekzekutim i shpejtë i transfertave
  • Akses 24/7 për transfertat elektronike përmes platformes digjitale Union Bank Live dhe Union Bank Business
  • Mbështetje profesionale nga stafi ynë për çdo kërkesë

Union Bank është partneri juaj i besuar për pagesa të thjeshta dhe të sigurta, në çdo moment dhe nga kudo ku ndodheni.

Për informacion mbi komisionet e transfertave vizitoni Kushtet e Përgjithshme të Punës.