Llogaria rrjedhëse i shërben të gjitha kategorive të biznesit duke iu krijuar atyre lehtësi në menaxhimin e transaksioneve dhe likuiditeteve. Përveç të tjerave, ajo shoqërohet me shumë shërbime të tjera ndihmëse për bizneset si: kartat e biznesit, debitimi direkt, depozita, etj.

LLOGARI RRJEDHËSE ME INTERES CACOM +

Llogaria rrjedhëse me interes CAcom+ iu ofrohet bizneseve me përfitim interesi kreditor bazuar në balancat ditore në llogari.

Karakteristikat
kryesore:
  • – Ofrohet në monedhën Lekë dhe Euro.
    – Strukturohet në dy fasha: me rritjen e balancës rritet edhe përqindja e interesit.
    – Interesi llogaritet mbi balancën ditore të llogarisë rrjedhëse. – — Komisionet e llogarisë janë të njëjta me llogarinë rrjedhëse standarde.

DEPOZITA BANKARE

Union Bank ofron depozita me afate dhe interesa të ndryshueshme, duke ju mundësuar të investoni me efikasitet likuiditetin afat-shkurtër.

Avantazhet dhe përfitimet:
  • – Interes çdo vit ose në maturimin e depozitës;
    – Mundësi negocimi të interesit për vlera të caktuara depozitimi;
    – Afate të larmishme maturimi nga 3 muaj deri në 5 vjeçare;
    – Akses Online në çdo kohë; Mundësi tërheqje të depozitës pa penalizim në rast nevoje;
    – Rinovim automatik në datën e maturimit; Mundësi menaxhimi nga llogaria rrjedhëse.

* Depozita në Union Bank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dy milion e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimi të Depozitave – www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

TRANSFERTAT

Shërbimi i transfertave ofrohet në të gjitha degët Union Bank dhe nëpërmjet platformës UB Online.

PAGESA

Union Bank ofron shërbime të ndryshme pagesash në degë ose në UB Online si: pagesa utilitare, urdhër pagesa periodike, pagesa të taksave dhe tatimeve.

Llojet e
transfertave:
  • – Transferta në nisje dhe Transferta në mbërritje.
    – Sipas destinacionit të përfituesit ofrohen transferta:

      • Brenda llogarive personale;
      • Brenda banke për të tretë (pagesa);
      • Transferta lokale;
      • Transferta Ndërkombëtare.

    – Transferta ekspres në të gjithë botën
    me Western Union.

Përfitoni:
  • – Shërbim të shpejtë dhe efikas;
    – Mundësi pagese në e-Banking me UB Online;
    – Rrjet i gjerë i kompanive utilitare;
    – Mundësi debitimi automatik pa asnjë kosto shtesë;
    – Kursim i kohës duke shmangur radhët në pikat e kompanive utilitare.

KARTA E BIZNESIT

Karta Mastercard Contactless nga Union Bank lidhet me llogarinë e biznesit dhe siguron komoditet e shpejtësi për të gjitha pagesat kudo në botë.

Avantazhet
dhe përfitimet:

  • – Përdorim brenda dhe jashtë vendit.
    – Mundësi për blerje produktesh ose shërbimesh në POS dhe në internet, kudo ku ndodheni.
    – Mundësi zgjedhje të kartës në Lekë ose Euro.
    – Kontroll i mirë mbi shpenzimet e udhëtimit (akomodim e dieta).
    – Limite të larta për transaksionet me kartë.
    – Shërbim i dedikuar për klientët, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

ÇEQET

Union Bank nëpërmjet çeqeve, ju ofron mundësinë për të paguar një subjekt tjetër në çdo kohe pa patur nevojë të mbajtjen e parasë cash me vete.

Çeku
Bankar:
  • Union Bank lëshon çeqe bankare për klientët e saj, të firmosur me firmat e autorizuara të bankës. Klienti mund ta tërheqë në çdo moment, kundrejt pagesës së shumës së çekut.

Pranimi
i çeqeve:
  • Union Bank ofron shërbimin e pranimit të çeqeve personale dhe bankare të lëshuara nga bankat vendase ose të çeqeve të lëshuara nga banka të huaja të cilat do të kenë një arkëtim të mëvonshëm.