PAKETA
PËR STUDENTË

Paketa për Studentë


Zgjidh paketën bankare që përshtatet me jetën tënde studentore!

Union Bank është pranë studentëve me një paketë të dedikuar produktesh dhe shërbimesh bankare, e krijuar për t’ju ofruar më shumë lehtësi, fleksibilitet dhe avantazhe financiare gjatë studimeve. Me Paketën për Studentë, ju përfitoni shërbime bankare të nevojshme për përditshmërinë tuaj, me kushte të favorshme dhe komisione të reduktuara.

 

Karta e Studentit 2 në 1 është një kartë unike në treg e cila ofrohet nga Union Bank dhe është pjesë e Paketës për Studentë. Kjo kartë është njëkohësisht kartë debiti dhe kartë studenti dhe ofron të gjitha avantazhet dhe çmimet preferenciale si pjesë e programit të Kartës së Studentit.

 

Aplikimi për Kartën e Studentit 2 në 1
Realizohet pranë Universiteteve të Tiranës ose në Agjencinë e Rinisë (pranë Torre Drin). Pasi kryeni aplikimin, ju mund të paraqiteni në degën e Union Bank më pranë universitetit tuaj për të përfituar Kartën Financiare të Studentit dhe produktet e tjera të paketës për Studentë pa asnjë komision.

Dy zgjedhje për Kartën e debitit brenda “Paketës për Studentë”: Union Bank ofron edhe Kartën Standarde të debitit, e cila mund të aksesohet me pagesë sipas kushteve të bankës në fuqi.

 

Çfarë përfitoni me Paketën për Studentë

Llogari rrjedhëse

  • Në monedhën LEK / EUR
    Hapje llogarie pa komision
    Pa balancë minimale
    Mirëmbajtje llogarie pa komision

Llogari kursimi

  • ⦁ Balancë minimale: 1,000 Lekë/10 Euro
    Mirëmbajtje llogarie pa komision
    Interes mbi gjendjen e vlefshme ditore
    Tërheqje dhe depozitime pa komision

Karta e Studentit 2 në 1

  • Lëshim Karte – pa komision
    Mirëmbajtje Karte – pa komision
    Karta ofrohet ne monedhën LEK dhe EUR
    Kryeni pagesa pa komision në çdo dyqan brenda dhe jashtë vendit, si dhe blerje online.

    *Për raste të tjera kur nuk ka marrëveshje me një insititucion arsimore, karta e Debitit Mastercard Contactless aksesohet thjeshtë, me komision prej vetëm 500 Lek njëherë në 3 vjet.

Aplikacioni Union Bank Live pa komision

  • Pagesa e shkollës
    Menaxhim i llogarive vetjake
    Pagesa utilitare
    Transferta midis llogarive
    Njoftime për transaksionet
    Komunikim me bankën
    Gjetja në hartë e ATM-ve dhe degëve Union Bank

Kushte preferenciale në pagesa

  • Kushte preferenciale për pagesa e tarifës shkollore, vetëm për institucionet arsimore publike, kryhet me kosto të reduktuar në çdo degë ose nëpërmjet Union Bank Live: në sportel për klientët 50 Lekë /Zero komision nëpërmjet Union Bank Live.

Kredi Konsumatore

  • Kredi konsumatore për studentë me 1% zbritje nga norma standarde e interesit për financimin e studimeve Bachelor dhe Master.
    Ofrojmë financim brenda ditës dhe një proces të shpejtë.