Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj në kuadër të zgjerimit të Divizionit IT ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në pozicionin:

Network Administrator

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kujdeset dhe kontrollon funksionimin e pajisjeve dhe rrjetit të bankës.
  • Kupton shumë mirë dhe monitoron trafikun e rrjetave të bankës, si edhe përdor paketën e rrjetave të integruara për të konfiguruar dhe kontrolluar gjendjen e rrjetave të pajisjeve lokale dhe atyre në remote. 
  • Konfiguron dhe mirëmban pajisjet e rrjetit të bankës si: ips, firewall, switches, hubs, modem, telefoni, etj. duke përfshirë edhe pajisjet e lokalizuara në degët/pikat apo agjencitë e bankës. 
  • Kontrollon gjendjen dhe statusin e rrjetit në pajisje si: ips, firewall, switches, hubs, modem, telefoni, duke bërë modifikimet e nevojshme dhe dokumentimin e cdo ndryshimi. 
  • Në bashkëpunim me administratorin e sistemeve, dizenjon dhe zbaton konfigurimet LAN/WAN, politikat për degët/agjencitë të reja të bankës dhe lidhjen e tyre me zyrat qendrore. 
  • Mirëmban rrjetin LAN/WAN me palët e treta për shërbimet që merr apo jep banka, rakordon, dizenjon, siguron dhe implementon lidhjet me rrjetin e bankës. Mban një listë të përditësuar të kontakteve me kompanitë që sigurojnë mbështjetje dhe shërbim për bankën.
  • Zhvillon dhe përditëson mënyrën dhe aplikimet për monitorimin e statusit të pajisjeve të rrjetit.
  • Zhvillon dhe përditëson dokumentacionin e konfigurimit dhe parametrat të rrjetit të bankës. Përmirëson procedurat dhe manualet e rrjetit dhe sigurisë ku është e nevojshme. 
  • Pajis me informacionin e nevojshëm, rreth përdorimit të rrjeteve dhe politikave të sigurisë, stafin e degëve UB, specialistët e IT, stafin e contact center ose stafin lokal, duke bërë edhe përditësim të procedurave. 
  • Ndjek dhe rakordon rekomandimet apo kërkesat e ISO për rrjetin LAN/WAN, vulnerabilitetet, versionet e softeve për update apo upgrade, apo pajisjeve të rrjetit dhe sigurisë, duke përgatitur edhe raport mbi statusin e rekomandimeve/kërkesave.
  • Ndjek dhe rakordon rekomandimet apo kërkesat e Auditit për rrjetin LAN/WAN, duke përgatitur edhe raport mbi statusin e rekomandimeve/kërkesave.
  • Përgatit raportet e rrjetit dhe sigurisë në rastet kur kërkohet kontroll periodik, në rast të evidentimit të një aktiviteti jo normal apo në rastet e ndonjë sulmi. 
  • Sigurohet dhe kujdeset që të kryhen dhe ruhen rregullisht e periodikisht log-et dhe backup-et e pajisjeve të rrjetit.
  • Informohet rreth përditësimeve nga CISCO dhe zbaton këto ndryshime.

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë universitare në Informatikë, Elektronike ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë me infrastrukturën e rrjeteve (konfigurime Firewall, Routers Switches, Wireless)
  • Certifikime në teknologjinë CISCO është plus
  •    Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
  •    Aftësi shumë të mira të komunikimit; kurioz dhe me dëshirë për të mësuar; 
  •    I/E aftë të punojë në grup dhe të ndërtojë marrëdhënie kontruktive me kolegët;
  •    I/E aftë të përballoje volumin e punës dhe natyrë  proaktive;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze

Personat e interesuar duhet të dërgojnë: 

  • CV 
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.