Union Bank ka organizuar një event për promovimin e kartës së kreditit Visa Platinum, në praninë e klientëve, partnerëve, përfaqësues të bizneseve, etj, në një atmosferë të këndshme mes miqsh. Karta e kreditit Visa Platinum është një mjet i financave personale, i projektuar për të sjellë mundësi e privilegje si dhe  përfitime duke ofruar për klientët oferta ekskluzive dhe më e rëndësishmja siguri në çdo transakion. Ky produkt vjen si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Union Bank dhe Visa.

Të pranishëm në event ishin gjithashtu Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank si dhe Z. Vladimir Djordjevic, Drejtor i Përgjithshëm i Visa për Evropën Juglindore, të cilët përshëndetën të ftuarit në event.

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive Zj. Flutura Veipi, ndër të tjera tha: “Union Bank ka gjithnjë në fokus klientin, prandaj dhe është e angazhuar në ofrimin e një game të gjerë produktesh e shërbimesh innovative për të gjitha segmentet e biznesit. Qëllimi ynë është të lehtësojmë aksesin e tyre në këto shërbime dhe për të plotësuar nevojat e klientëve në përputhje me kërkesat innovative dhe zhvillimet teknologjike, duke shërbyer si një katalizator zhvillimi për komunitetin dhe vendin. Prandaj dhe Karta Visa Platinum që prezantojmë sot është një shembull që e demostron këtë. Partneriteti ynë me Visa është një hap i rëndësishëm drejt inovacionit dhe përparimit, i cili do të na japë mundësinë të eksplorojmë zgjidhje të reja, të përmirësojmë dhe të rrisim cilësinë e produkteve dhe shërbimeve tona.”

Drejtori i Përgjithshëm i Visa për Evropën juglindore  Z. Vladimir Djordevic  gjatë fjalës së tij theksoi se: Visa si lider global i pagesave, është e fokusuar në ofrimin e përvojës dhe produkteve më të mira të pagesave për të mbështetur mënyrën moderne të jetesës në mbarë botën. Prezantimi i kartës së kreditit Visa Platinum është një implementim i suksesshëm i produktit tonë të parë të përbashkët me Union Bank për të cilën jemi shumë krenarë. Sigurisht, bashkëpunimet e shkëlqyera që kemi me Union Bank, partnerin tonë strategjik, krijojnë hapësirë dhe besimin për të bërë më shumë, veçanërisht kur kuptojmë kërkesat në rritje të klientëve. Falenderojmë Union Bank për përkushtimin dhe vizionin për të shfrytëzuar fuqinë e pagesave digjitale, për klientët individë, bizneset dhe ekonominë.

Union Bank mbetet gjithmonë e angazhuar në investimin dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve inovatore duke u përshtatur me zhvillimet teknologjike, duke u ofruar në këtë mënyrë një përvojë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.