Depozita 35 mujore

Union Bank sjell për ju ofertën më të mirë, duke ofruar normat më të larta të interesit për depozitën me afat 35 muaj.

Ҫel depozitën 35 mujore në Union Bank dhe merr interesin më të lartë deri në 3.2% në Lekë. Shpërblehu si bletë punëtore!

Norma e Interesit:

  • – Deri në 3.2% në Lekë
    – 0.2% interes bonus në Lekë, për çelje të depozitës nga UB Online
    – 0.2% interes bonus në Lekë, nëse je pensionist
    – Përfito interes edhe në rast mbyllje të depozitës përpara afatit

Avantazhet:

  • – Shuma minimale e investimit 300,000 LEK/3,000 EUR ose USD
    – Interes bonus nëse depozita hapet Online si dhe për klientët pensionistë.
    – Mund të çelet nëpërmjet UB Online (DIGI35) si dhe në çdo degë të bankës.
    – Përfitim interesi edhe në rast mbyllje para afati:
    – Nëse depozita mbyllet pas muajit të 12-të, interesi që përfitohet ështe ai i depozitës 12 mujore në fuqi në momentin e çeljes së saj llogaritur mbi periudhën 12-mujore.
    – Nëse depozita mbyllet pas muajit të 24-të, interesi që përfitohet është ai i depozitës 24 mujore në fuqi në momentin e çeljes së saj llogaritur mbi periudhën 24-mujore.

Buletini i normave të interesit

Depozitat në Union Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 (dy million e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.