Paradhënia Bankare

Paradhënia Bankare është një linjë financimi e alokuar në llogarinë rrjedhëse e cila lejon përdorimin e fondeve shtesë deri në limitin e aprovuar (Overdraft).

Karakteristikat
kryesore:

  • – Financim i shpejtë;

    – Mundësohet në disa monedha EUR, LEK dhe USD;

    – Interesi paguhet vetëm për shumën e përdorur;

    – Fleksibilitet në kohëzgjatje nga 1-24 muaj;

    – Financim i rinovueshëm; – Financim automatik mbi qarkullimin në llogaritë rrjedhëse.

Kredi për kapital qarkullues

Kredia për kapital qarkullues është një kreditim afatshkurtër që përdoret për financimin e nevojave korrente të aktivitetit të biznesit. Kapitali Qarkullues mundëson një financim deri në 36 muaj të nevojave operacionale të biznesit (blerje inventari, ripagim të furnitorëve etj.).

Karakteristikat
kryesore:

  • – Financim deri në 14,000,000 Lek, ekuiv. EUR/USD;

    – Afati i kredisë deri në 3 vite;

    – Plotësim i nevojave për likuiditet

    – Thjeshtësi në dokumentacion;

    – Harmonizim i ciklit të biznesit

    – Shlyerja e kredisë me këste të përballueshme nga biznesi.

Kredi për investime

Kredia për investime ofron mundësinë e financimit të nevojshëm për të mbështur zgjerimin dhe/ose zhvillimin e biznesit nëpërmjet investimive në asete fikse afatgjata si: blerje pajisjesh dhe/ose ambiente biznesi, ndërtesa, makineri, pajisje etj.

Karakteristikat
dhe avantazhet:

  • – Periudhë ripagimi deri në 144 muaj;

    – Skema të ndryshme ripagimi, në varësi të tipit të biznesit dhe investimit që po kryhet.

    – Mundësohet në disa monedha EUR, LEK dhe USD.

    – Financim deri në 80% të vlerës të investimit.

Garanci bankare dhe Letër kredi

Garancia Bankare është një angazhim i pakthyeshëm me shkrim i bankës lëshuese (garantori), i lëshuar në emër të aplikantit dhe në favorin e palës përfituese, për të kryer pagesën deri në shumën e specifikuar në garanci në favorin e përfituesit, kundrejt marrjes së një kërkese të rregullt për pagesë, me shkrim nga përfituesi, në rastin e mospërmbushjes nga ana e aplikantit të detyrimit që është objekt i kësaj garancie.

Llojet e garancive
bankare:

  • – Garanci Pagese – lëshohet për llogari të aplikantit për të garantuar pagesën e mallrave dhe shërbimeve në favor të përfituesit.

    – Garanci për pagesë paraprake (parapagimi) – lëshohet për llogari të aplikantit për të garantuar përdorimin e shumës së parapaguar në përputhje me kontratën.

    – Garanci Ofertë – lëshohet për llogari të aplikantit për pjesëmarrje në tender.

    – Garanci Kontrate – lëshohet për llogari të aplikantit për të garantuar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.

    – Garanci për Magazinë Doganore.