Privatesia dhe Siguria e Klientit

Union Bank
Politikat e Privatesise
Me hyrjen tuaj ne kete faqje interneti, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e meposhtme:

Kjo faqe ne internet ku ju keni hyre, www.unionbank.al eshte faqja zyrtare ne internet e Union Bank sh.a. Ne kete faqe, perdoruesi mund te hase ne forma apo formulare te ndryshem aplikimi (per shembull aplikimet e produktit “Dua Kredi” etj). Ne fusha te ndryshme te ketyre formave apo formulareve mund te kerkohet nga perdoruesi plotesimi i tyre duke futur te dhena personale.

Union Bank thekson se dhenia e te dhenave tuaja personale nuk eshte e detyrueshme dhe eshte ne deshiren e cdo subjekti per te dhene vullnetarisht informacionin e kerkuar dhe per te vijuar me tej me aplikimin per qellimin per te cilen ajo kerkohet.

Union Bank deshiron te vere ne vemendjen e cdo perdoruesi se pasi informacioni mberrin ne Web serverin e saj, Banka implementon nje sistem te sigurise shume te larte dhe njekohesisht eshte e perkushtuar te zbatoje rigorozisht te gjithe kuadrin ligjor ne mbrojtje dhe respektim te çdo veprimi te lidhur me te dhenat e perdoruesve, ashtu siç edhe percaktohet nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Ligji ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe aktet nenligjore ne plotesim.

Gjithashtu, me plotesimin e aplikimit online, perdoruesi deklaron se jep miratimin e tij per procesimin e metejshem te informacionit te dhene nga ana e Union Bank vetem per perdorim te brendshem te Bankes dhe vetem per qellimin per te cilin perdoruesi ka deklaruar vullnetarisht te dhenat e tij personale.

Bazuar ne ligjin Nr. 9887 date 10.03.2008 perdoruesi, ne cdo moment pasi te kete dhene vullnetarisht informacionin e kerkuar ne keto fusha specifike, i lind e drejta qe, nepermjet nje kerkese prane Union Bank, te aksesoje keto te dhena si dhe te kerkoje korrigjimin e tyre .

Ne funksion te informimit tuaj, i nderuar vizitor, Banka ka publikuar ne vijim elementet e sigurise se aplikuar ne disa nga produktet e saj (Kartat, UB Online, UB Mobile).

Investimet e Union Bank ne drejtim te mbrojtjes se klienteve nga perdorimi I te dhenave te kartave nga persona te pa-autorizuar

  • Migrimi I kartave ne teknologjine Chip rrit sigurine ne perdorimin e kartave per transaksionet qe kryhen kur karta eshte fizikisht prezente. Eshte shume veshtire per t’u kryer kopjimi I te dhenave nga karta Chip.
  • Per te mbrojtur klientet tane nga rreziku I marrjes se te dhenave te kartes nga persona te pa-autorizuar per veprimet ku karta nuk eshte prezente ( veprimet ne internet, transaksionet nepermjet telefonit etj), Union Bank eshte duke investuar ne implementimin e autentifikimit 3D secure (Master card Secure Code ).
  • Union Bank ofron sherbimin Internet banking nepermjet te cilit mund te kontrolloni online veprimet e kryera me karte.
  • Per t’I sherbyer sa me mire dhe ne cdo kohe klienteve te saj, Union Bank ka vene ne sherbim Call Center ku mund te kontaktoni ne cdo moment qe mund t’ju nevojitet te bllokoni karten tuaj.
  • Banka ofron mundesine klienteve te zgjedhin limitin e vlefshem te deshiruar per perdorim ne Internet, duke siguruar keshtu uljen e ekspozimit nga rrezikut te Fraudit.

Per te shmangur perdorimin dhe marrjen e te dhenave te kartes nga persona te pa-autorizuar Ju keshillojme:

  • Te nenshkruani karten ne pjesen e pasme te saj, menjehere sapo te merrni karten ne dorezim.
  • Asnjehere mos mbani ne te njejtin vend Karten dhe PIN-in. Union Bank ju sygjeron te memorizoni PIN-in dhe me pas te shkaterroni fleten e PIN-it.
  • Gjate vendosjes se PIN-it , sigurohuni qe askush tjeter nuk eshte duke e vezhguar ate.
  • Siguroni qe kart ate jete nen vezhgimin tuaj gjate gjithe kohes kur jeni duke kryer pagese me te.
  • Gjate kryerjes se nje transaksioni ne internet , siguroni se keni aksesuar nje site te certifikuar SSL (https )
  • Ndiqni me kujdes veprimet e kryera me karte te shfaqura ne llogarine tuaj ose ne faturen e kartes se kreditit. Nese konstatoni veprime te cilat nuk jane kryer nga ju, kontaktoni menjehere banken.
  • Ne rast humbje.vjedhje te kartes, kontaktoni menjehere Call Cente te union Bank per te kryer bllokimin e karten.

Cfare ben Banka per mbrojtjen e informacionit konfidencial te klienteve te UB Online

Sherbimi UB Online i Union Bank perfshin te gjithe komoditetin qe ju duhet per te sjelle banken ne shtepine tuaj me teknologjine me te fundit dhe te sigurte te kohes.
Ne jemi angazhuar për të bërë aplikacionin UB Online shume te sigurte duke perdorur teknologjine me te larte te mbrojtjes se te dhenave tuaja.


Akses i sigurte i llogarive tuaja


Sistemi UB Online ofron teknologjine me te larte te enkriptimit dhe te komunikimit te sigurte me emailin e brendshem qe ofron vete aplikacioni me banken.
UB Online perdor teknologjine e enkriptimit 256-bit SSL (Secure Socket Layer), ndermjet kompjuterit tuaj dhe bankes , e ofruar nga kompania THAWTE.


Kjo gje mbron te dhenat tuaja ne 3 menyra:


  • Enkriptimi nenkupton qe te dhenat e shkembyera me banken nuk mund te lexohen nga persona te pautorizuar.
  • “Integriteti i te Dhenave” nenkupton qe te dhenat qe ju shkembeni me ane te programit UB Online nuk modifikohen nga persona te pautorizuar.
  • Programi zbulon nese te dhenat tuaja po modifikohen nga persona te paautorizuar duke nderprere menjehere lidhjen tuaj me banken.

Per te rritur nivelin e sigurise banka ofron pajisje te sigurise se larte per autentikimin ne programin UB Online, keto pajisje perdorin One Time Password (kod autentikimi i vlefshem per nje logim te vetem).


Si mund te mbroheni vete ju nga rreziqet e ekspozimit te informacionit konfidencial


Siguroni kompjuterin tuaj

  • Mbroni kompjuterin tuaj PC apo Laptop nga viruse te ndryshme , duke perdorur antiviruse te licensuara dhe te azhornuar.
  • Sigurohuni qe kompjuteri juaj eshte i pajisur me “Firewall” i cili ju mbron ju nga perdorues te paautorizuar te cilet mund te fitojne akses mbi kompjuterin tuaj dhe te mund t’ju vjellin te dhenat tuaja personale.
  • Sigurohuni qe Browser-ri juaj qe perdorni per te aksesuar UB Online te jete i azhornuar se fundmi.

Kujdes! Evitoni ne maksimum perdorimin e aplikacionit UB Online nga qendrat e ndryshme te Internet Kafe , pasi ne to mund te jene te instaluar programe te cilat mund t’ju marrin kredencialet tuaja personale te aplikacionit UB Online.

Kur jeni ne dyshim , mos u “Pergjigjni”
Kujdes! Kurre mos iu pergjigjni (reply) emaileve te ndryshme te cilat ju kerkojne te dhena pesonale ne lidhje me aplikacionin UB Online.
“Keto emaile mund t’ju kerkojne te nderroni passwordin e llogarise tuaj duke ju ofruar nje link per ta ndryshuar. Linku mund t’ju dergoje ne nje faqe qe mund te duket identike me ate te aplikacionit UB Online dhe me pas t’ju marre kredencialet tuaja personale.
Disa nga keto e-maile mnd te edhe t’ju kerkojne te telefonini ne numrin e bankes dhe te kerkojne te dhenat tuaja personale.”


Union Bank asnjehere nuk do t’ju kerkoje te jepni te dhenat e autentikimit me ane te e-maileve ose telefonatave apo te rifreskoje te dhenat tuaja ne lidhje me sherbimin UB Online pa prezencen tuaj fizike ne njeren nga Deget e Union Bank.


Kujdes nga Programet e Pautorizuara(Malware, Viruses)!
Programet e pautorizuara perfshijne: viruset, spyware apo trojanet qe mund te depertojne apo demtojne kompjuterin tuaj dhe te vjedhin te kredencialet tuaja.


Me poshte jane disa menyra te thjeshta si mund ti evidentoni keto lloj programesh:

  • Asnjehere mos shkarkoni fila ne forme “attachment” pa qene plotesisht te sigurte per permbajtje e tyre
  • Asnjehere mos klikoni mbi reklama qe ju kerkojne te dhena personale apo financiare
  • Azhornoni kompjuterin dhe sistemin tuaj per tu mbrojtur nga keto lloj programesh te paautorizuara

Cfare ben Banka per mbrojtjen e informacionit konfidencial te klienteve te Mobile Banking

Sherbimi UB Mobile i Union Bank perfshin te gjithe komoditetin qe ju duhet per te sjelle banken ne doren tuaj me teknologjine me te fundit dhe te sigurte te kohes. Ne kemi permbledhur disa hapa te rendesishme qe ju duhet te ndermerrni për te mbrojtur te dhenat dhe informacionin tuaj privat.

Ne jemi angazhuar për të bërë aplikacionin UB Mobile shume te sigurte duke perdorur teknologjine me te larte te mbrojtjes se te dhenave tuaja. Alokacioni UB mobile perdor

Akses i sigurte i llogarive tuaja

Gjate perdorimit te aplikacionit UB Mobile ju jeni te mbrojtur nga keto karakteristika:

  • Aplikacioni ka te integruar nje algoritem te brendshem i cili perdor - One time passowrd (kod autentikimi i vlefshem per nje logim te vetem)
  • Enkripitimi i sigurise se larte te te dhenave qe shkembeni me banken Enkriptimi nenkupton qe te dhenat e shkembyera me banken nuk mund te lexohen nga persona te pautorizuar.
  • “Integriteti i te Dhenave” nenkupton qe te dhenat qe ju shkembeni me ane te programit UB Online nuk modifikohen nga persona te pautorizuar.
  • Programi zbulon nese te dhenat tuaja po modifikohen nga persona te paautorizuar duke nderprere menjehere lidhjen tuaj me banken


Si mund te mbroheni vete ju nga rreziqet e ekspozimit te informacionit konfidencail


Azhornoni telefonat tuaj mobile Telefonat mobile jane kompjutera te vegjel te pajisur me software te cilet duhen azhornuar njesoj si kompjuterat tuaj PC ose Laptop.
Sigurohuni qe telefonat tuaj mobile jane te azhornuar. Kjo mund te kerkoje sinkronizim te pajisjeve mobile me kompjuterin tuaj ne rastin e telefonave smart-phone (I-Phone, Samsung etj).


Mbroni te dhenat tuaja Personale Mbroni telefonat tuaj mobile njelloj sic mbroni kompjuterat tuaj PC ose Laptop, sigurojini ato duke perdorur fjalekime sa me te forta dhe tregohuni sa me te kujdeshem ne sitet qe vizitoni dhe informacionin qe shkembeni.


Mendoni perpara se te shkarkoni Perpara se te shkarkoni nje aplikacion ne telefonin tuaj shikoni kushtet e “Privatesise & Sigurise” qe te kuptoni sa me mire te dhenat qe ky aplikacion mund te aksesoje ne telefonin tuaj.


Kur jeni ne dyshim , mos u “Pergjigjni” Kujdes! Kurre mos iu pergjigjni: mesazheve tekst apo telefonatave te ndryshme te cilat ju kerkojne te dhena pesonale ne lidhje me aplikacionin UB Mobile.
Njesoj si e-mailet “SPAM” keto mesazhe apo telefonata nga persona te paautorizuar perbejne nje rrezik serioz per sigurine e te dhenave dhe llogarive tuaja. Union Bank asnjehere nuk do t’ju kerkoje te jepni PIN e autentikimit apo te rifreskoje te dhenat tuaja ne lidhje me sherbimin UBMobile pa prezencen tuaj fizike ne njeren nga Deget e Union Bank.



Kujdes nga Programet Mashruese!

Tipet e Programeve (Aplikacioneve) Mashtruese Hakerat apo kriminele kibernetike mund te zhvillojne dhe te publikojne aplikacione te ndryshme per perdorim ne telefonat mobile, qe ne pamje te pare mund te duken identik me aplikimin UB Mobile. Union Bank ju keshillon te evitoni shkarkimin e aplikacioneve qe nuk jane keshilluar specifikisht nga Banka ne momentin e aplikimit per marrjen e sherbimit.