Përfito deri në 3% zbritje për rezervimet nëpërmjet Booking.com.

Për cdo rezervim hoteli që bëni në Booking.com me kartën e debitit apo kreditit të Union Bank, përfitoni 2-3% zbritje nga çmimet e publikuara ne platformë

Doni të dini si funksionon dhe si ta përfitoni uljen në rezervimin tuaj të ardhshëm? Për çdo rezervim që do të kryeni në vazhdim duhet të hyni fillimisht në faqen e Booking.com nëpërmjet këtij linku: https://www.booking.com

Pas hyrjes në faqe kryeni rezervimin tuaj me kartën e kreditit/debitit Union Bank. Kreditimi i vlerës monetare, që do të përfitoni nga ulja do të bëhet në llogarinë e kartës, sipas konfirmimit që banka do të marrë nga Booking.com pas qëndrimit tuaj në hotel, si edhe me kushtin që pagesa e hotelit të jetë kryer me kartën e Union Bank. Shuma e kredituar do të jetë në monedhën Lek.

Nëse karta juaj është në monedhë tjetër konvertimi do të bëhet sipas kursit zyrtar të MasterCard në atë ditë. Union Bank dhe Booking.com ruajnë të drejtën e ndërprerjes ose ndryshimit të kushteve të kësaj oferte në çdo kohë.