Programi AATSF (Albanian Agribusiness and Tourism Support Facility)

Në Union Bank, ne jemi të përkushtuar për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Shqipërisë përmes partneriteteve strategjike dhe iniciativave të qendrueshme. Një nga bashkëpunimet tona më të rendësishme është me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Kuadrin e Mbështetjes për Agrobiznesin dhe Turizmin Shqiptar (AATSF).

Ky program synon të:

  • Suportojë bizneset e vogla dhe të mesme, të cilët operojnë në fushën e turizmit dhe agrobizneseve.
  • Mundësojë akses në financime me produkte të dedikuara të përshtatura sipas nevojave të biznesit.
  • Adresojë tejkalimin e vështirësive të krijuara nga “mungesa e kolateralit”.
  • Përfitim të një Granti prej 10% të investimit të kryer në biznes.
  • Aistencë teknike dhe konsulencë.

Nëse jeni të interesuar të përfitoni nga programi AATSF, ju ftojmë të na kontaktoni në adresën: [email protected] për më shumë informacion dhe për të aplikuar për financim. Ekipi ynë i dedikuar është këtu për t’ju ndihmuar në çdo hap të procesit.