DHE E QËNDRUESHME
Profili
i Bankës
Union Bank ka filluar aktivitetin në 11 Janar 2006, sipas Licensës Nr.18 të datës 9 Janar 2006, lëshuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë. Union Bank u themelua si një bankë private me kapital 100% shqiptar nga një prej institucioneve më të suksesshme të sistemit financiar shqiptar Unioni Financiar Tiranë sh.p.k. (UFT), përfaqësues i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë. Vlerat dhe përvoja pozitive që UFT përçoi tek klientët e tij, bënë të mundur që Union Bank në një kohë mjaft të shkurtër të zgjeronte rrjetin e degëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke u bërë natyrshëm zgjedhja e preferuar e klientit shqiptar. Një konfirmim më tepër erdhi në vitin 2008 nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila nëpërmjet blerjes së 12,5% të aksioneve, u bë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Union Bank për ta shndërruar atë në bankën më të dashur për klientin shqiptar.



